E premte, 26 Korrik, 2024

NUK ARRIHET MARRËVESHJE MES UKRAINËS DHE RUSISË

Ukraina dhe Rusia nuk kanë bërë asnjë progres për armëpushim në bisedimet në Turqi, ka konfirmuar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytryo Kuleba. Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov tha se në takim nuk u arrit ndonjë përparim sa i takon armëpushimi. Ai sërish ka krahasuar Kosovën me Ukrainën. OKB ndërkohë ka dënuar sulmet mbi objektet shëndetësore në Ukraninë, ndërsa SHBA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdor armë kimike


Shkruan: Enis Shaqiri

Përderisa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkelur ditën e 15, në Antalia bisedimet mes Lavrov dhe Kuleba kanë rezultuar pa marrëveshje.
Ukraina ka akuzuar Moskën për sulme brutale ndaj civilëve, dhe se ka shkelur marrëveshjen për të cilën u dakorduan në takimin paraprak, për evakuimin e civilëve përmes korridoreve të siguruara.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov tha se në takim nuk u arrit ndonjë përparim sa i takon armëpushimit, ai gjithashtu përmes një deklarate sërish krahasoi Kosovën me Ukrainën.
“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi duartrokiti.Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim  nga perëndimi”, tha Lavrov në konferenc për mediat
Sipas tij, Ukraina është e Rusisë dhe se operacioni i çmilitarizmit ushtarak ukrainas po ndodh për një vend miqësor që nuk përmban kërcënim, për federatën Ruse.
“Ukraina është e jona dhe do të vendosim se çfarë do të jetë. Putin e ka përshkruar qartë se përse kërkoi një operacion ushtarak. Ne duam një Ukrainë miqësore të çmilitarizuar, që nuk përmban kërcënime, që nuk është një vend nazist, kjo reflekton tek të gjitha apelet tona, “, tha Lavrov.
Poashtu vlen të theksohet se MPJ ruse thotë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës, organizatë kjo e kontinentit për të drejtat e njeriut. Deklarata thekson se shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ishin “jomiqësore ndaj Rusisë”.
Deklarata vijon me akuza dhe kërcënime ndaj Perëndimit, dhe potencon se Rusia nuk mund të tolerojë veprime minuese të kryera nga Perëndimi kolektiv në mënyr që të imponojë një rend të bazuar në rregulla për të zëvendësuar legjislacionin ndërkombëtar të shkelur nga SHBA dhe satelitët e saj.
Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Evropian dënojnë agresionin e paprecedent të Federatës Ruse kundër Ukrainës. Këshilli përsëriti mbështetjen e palëkundur për pavarësinë, sovranitetin, dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Një sulm ajror rus ka goditur një spital të lindjes në qytetin ukrainas të Mariupolit, më 9 mars, duke shkatërruar objektin e maternitetit dhe duke shkaktuar vdekjen e tre personave, si dhe lëndimin e 17 të tjerëve, sipas zyrtarëve të qytetit.

Organziata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se ka verifikuar 18 sulme mbi spitale dhe ambulanta në Ukrainë përfshirë 10 vdekje dhe 16 plagosje. Kjo organizatë ka dënuar sulmet mbi objektet shëndetësore, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë ka paraljmëruar se Rusia mund të përdor armë kimike në Ukrainë.

Të fundit