E enjte, 12 Dhjetor, 2024

SËRISH RADHË TË GJATA VETURASH PËR NAFTË

Pengesat e eksportit të naftës në vend, si pasoj e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë kanë shkaktuar rritje të mprehtë të çmimeve të naftës. Tregtarët e naftës thonë se ky problem ka ngadalësuar ciklin e furnizimit të pompave të karburanteve . Kjo lëvizje e vazhdueshme e çmimit të naftës dhe benzinës ka krijuar radhë të gjata veturash nëpër shumë qytete të vendit tonë, shumica e qytetarëve kanë mbetur pa mundësinë për t’u furnizuar me naftës. Nga Inspektorati i tregut thonë se janë në terren dhe se janë të pavërteta informacionet për kufizime që shkaktojnë panik te qytetarët

Shkruan: Puhiza Osmani

Nexhat Dani inspektor i tregut thotë se këto ditë ka pasur kontrolle të vazhdueshme në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, dhe shpjegon për përpjekjet e vazhdueshme që bëhen për të furnizuar këto pompa benzinës.

“Nga kontrollet e bëra deri tani kemi parë që shumica e kompanive të naftës i kanë respektuar ligjet, megjithatë ka pasur problematika të tilla dhe keqkuptime se nuk do të jepet naftë deri më 500 apo 1000 denar, të cilat nuk janë të vërteta, pra qytetarët mund të blejnë naftë pa asnjë lloj kufizimi në çmim” thotë Dani.

Normalisht, thotë ai, ka pasur nga ato pompa të benzinës ku furnizimet me naftë kanë qenë të pamjaftueshme për shkak të rritjes së çmimit të naftës, dhe problemi qëndron tek tregtarët e naftës që furnizojnë këto kompani, dhe e shesin atë me çmime shumë më të larta.

“Nëse kompanitë blejnë naftë nga 90 denar dhe e shesin 85 denar ato dalin në humbje, ndërsa sa i përket çmimit të naftës do të ndryshojë pothuajse çdo ditë, për shkak se momentalisht ka lëvizje të shumtë të çmimit të derivateve të naftës komisioni përgjegjës çdo ditë do të vendosi çmime të reja për shkak se nëse nuk bëhet kjo lëvizje shumica e këtyre kompanive mund të falimentojnë”, thotë Dani.

Kjo rritje e shpejtë e çmimeve të naftës po shfaqet si një presioni inflacioni, duke depërtuar në ekonominë e shtetit në përgjithësi.

 

Të fundit