E diel, 13 Tetor, 2024

Rusia po përgatitet për “sulm të gjithanshëm” në Kiev

Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë paralajmëruan se Rusia po përgatit forcat e saj për të nisur një sulm të gjithanshëm në kryeqytetin Kiev.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ushtria ruse ka grumbulluar tanke dhe njësi të motorizuara të këmbësorisë, që aktualisht janë në rrugë drejt qytetit të afërt, Irpin.

Në njoftim thuhet se komandantët rusë kanë furnizuar forcat e tyre me karburante të dërguara nga Bjellorusia.

Zyrtarët po ashtu thanë se ushtria ruse po i përqendron përpjekjet e saj edhe në rrethimin e qyteteve lindore, Harkiv dhe Çernihiv, dhe të qytetit jugor, Mikollajiv.

  • Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi e ka dënuar fuqishëm aktin dhe ka vendosur një sërë sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar vdekjen e mbi 360 civilëve në luftimet në Ukrainë.

Luftimet kanë detyruar edhe mbi 1.5 milion njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre.

Të fundit