Populli ukrainas u godit nga lajmi i hidhur: Koloneli Oleksandar ‘Ujku Gri’ Oksanchenko, i cili ishte pilot i Forcave Ajrore të Ukrainës nga viti 2013 deri në vitin 2018, humbi jetën të premten mbrëma kur mbrojtja ajrore ruse rrëzoi avionin e tij mbi Kiev.
Agjencitë e lajmeve, transmeton KDP, rikujtojnë se ai kishte kohë që kishte braktisur shërbimin aktiv, por me pushtimin e Ukrainës nga Rusia u rikthye në vendin e punës për t’i dalkë atdheut në mbrojtjhe dhe – u bë fli.
Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, e dekoroi pas vdekjes me titullin ‘Hero i Ukrainës’.
Oksanchenko kishte fituar famë ndërkombëtare për për pilotimin e shkathët në garat botërore si IAF, The Royal International Air Tattoo, International Airshow 2017, Czech International Air Fest/KDP/