E shtunë, 18 Maj, 2024

AHMETI: SOT NGADHNJEU NDËRGJEGJJA…

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalë me reagim pas ditës së tensionuar në parlament, ku opozita nuk arriti të rrëzojë qeverinë nëpërmes votëbesimit, përcjell KDP.

“Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë”, ka shkruar Ahneti në profilin e tij në Facebook .

“Sot ngadhnjeu ndërgjegja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perendimore.”

“Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.”

“Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATOsë, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.”

“Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.”

“Bashkë përgjithmonë!”, përfundon Ahmeti.

Të fundit