E premte, 26 Korrik, 2024

SI TA BLINI LUMTURINË ME PARA

Shkencëtarët socialë ofrojnë disa përgjigje.

 

THE ATLANTIC 

“Nuk ka asgjë në botë kaq demoralizuese sa paraja”, thotë një personazh në veprën Antigona, por mbase nuk dinte të përdorte paratë si duhet. Nëse i shpenzojmë mirë, sugjerojnë studimet, paratë në të vërtetë mund të blejnë lumturi.

Sipas një rregulli të përsëritur shpesh, shpenzimi për përvoja na bën më të lumtur sesa shpenzimi për objektet. Kur u pyetën për të reflektuar mbi një blerje, njerëzit që përshkruanin përvojat nga udhëtimet ose koncertet ishin shumë më të lumtur sesa ata që përshkruanin përvojat me materialet e blera.

Jo të gjitha përvojat janë me të njëjtën vlerë. Në një studim, kur blerjet eksperimentale kategorizoheshin natyrës sociale, pra kur blerja ishte në grup, shpenzimet sollën më shumë lumturi. Njerëzit që kishin bërë shopping të vetmuar nuk i vlerësuan shumë përvojat, por gjërat e blera. Nuk është aq shumë që bërja e gjërave na bën më të lumtur sesa blerja e tyre – është fakti se na pëlqen të bëjmë gjëra me njerëzit tjerë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ekstrovertët: Në një studim, ata u bënë shumë më të lumtur pasi bënë shopping me të tjerët, pa marrë parasysh se çfarë blenë.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit u bashkuan me një bankë për të analizuar marrëdhëniet midis zakoneve të shpenzimeve të klientëve, personalitetit dhe lumturisë. Ata zbuluan se tiparet e personalitetit të “Pesë Big” – shthurja, hapja ndaj përvojës, ndërgjegjshmëria, pëlqyeshmëria dhe neurotizmi – parashikonin shpenzimet. Njerëzit e shthurur shpenzuan në restorante dhe argëtim, ndërsa njerëzit e vetëkontrolluar e të ndërgjegjshëm kërkuan palestër dhe sigurim. Dhe ata, shpenzimet e të cilëve përshtaten me personalitetin e tyre ishin më të lumtur sesa ata që shpenzuan kundër karakterit të tyre.

Në një rast, ekstrovertët dhe introvertët morën kupona që mund t’i shfrytëzonin ose në një lokal ose në një librari. Ekstrovertët ishin më të lumtur kur i shpenzonin ato para në lokal, ndërsa introvertët ishin më të lumtur duke shpenzuar në librari.

Por, para se të filloni zbavitjet me shpenzime, një kujdes: shuma e parave të gatshme në llogarinë rrjedhëse të një personi lidhet me kënaqësinë e jetës. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni koprac. Por, një studim tjetër në rrethana tjera e tregoi këtë: Kur njerëzit caktoheshin të blinin gjëra të mira për një fëmijë të shtruar në spital ose për veten e tyre, ata që blenë trajtime për një fëmijë të sëmurë raportuan ndjenja më pozitive. Efekti ishte i njëjtë si në një vend të pasur (Kanada) si në një të varfër (Afrika e Jugut). Shpenzimet për miqtë dhe familjen gjithashtu na japin një kënaqësi sepse – nuk është për t’u habitur – kjo na sjell më afër tyre.

Atëherë, si i ktheni paratë në argëtim? Së pari, kuptoni nëse jeni ekstrovert apo introvert.

Përktheu dhe përshtati: KDP 

Të fundit