E mërkurë, 9 Korrik, 2025

PRADA, GUCCI, BMW…GJYKATËSJA SHQIPTARE ME JETË LUKSI (VIDEO)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve disiplinore për Kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit ne media të disa videove ne TikTok nga zyra e saj, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell KDP.

Në njoftimin e ILD thuhet: “Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin”

Gjyqtarja Kapedani ka postuar në mënyrë të vazhdueshme video me makina dhe rroba të shtrenjta. Ajo shfaqet edhe duke pozuar ne ambientet e zyrës së saj.

Publikimi i videove të gjyqtares Kapedani, vijnë në një kohë kur kriminaliteti në Elbasan eshte ne nivele të larta.

Nderkohe në vitin 2020, gjyqtarja e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-anëtarin e Bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri.

Teksa Ymerit i kishin mbetur në atë kohë edhe pak muaj nga kryerja e dënimit prej 25 vitesh burg nën akuzën e vrasjes, gjyqtarja vendosi që ai të lirohet menjëherë nga qelitë, duke i marrë parasysh edhe ditët e punës së kryera brenda burgut të Peqinit.

E kontaktuar nga InfowebTv , Kryetarja e Gjykates se Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është shprehur se nuk ka asnjë një llogari Tik-tok-u .Sipas saj e gjitha është e skenuar dhe e qëllimshme per të perbaltur figurën e saj. Sipas kryetares së gjykatës shpërndarja e videove është bërë qëllimisht.

Ndërkohë në lidhje me hetimin disiplinor që u inicua nga ILD, gjyqtarja Kapedani thotë se nuk ka asnjë koment.

Enkeleda Kapedani u vendos në krye të gjykatës së Elbasanit ne shtator të vitit 2020. Kapedani u zgjodh nga trupa gjykuese.

Pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuruan për këtë pozicion.

Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Të fundit