E mërkurë, 19 Mars, 2025

 TRAJNIM “MEDIA INCUBATOR” PËR REPORTAZHIN SOCIAL

Një trajnim inovativ mbi reportazhin social është realizuar në kuadër të projektit “Media Incubator”. Ky projekt realizohet nga Instituti Goethe në Shkup, në bashkëpunim me Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC). Për katër ditë me radhë, nëpërmjet katër moduleve të zhvilluara në platformën ZOOM, gazetarët e rinj, kanë pasur mundësinë që të trajnohen për reportazhin social nga emra të njohur të gazetarisë në Maqedoninë e Veriut.

Instituti Goethe në Shkup dhe Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), për katër ditë me radhë kanë realizuar programin për trajnimin e gazetarëve të rinj në Maqedoninë e Veriut për reportazhin social në kuadër të projektit “Media Incubator”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të forcojë aktorët e shoqërisë civile dhe të luftojë paragjykimet ndaj pakicave, etnike ose sociale. Projekti gjithashtu synon të kontribuojë në rindërtimin dhe përfaqësimin e problemeve sociale dhe trajtimin e tyre duke kombinuar tekstin dhe fotografinë, duke u përpjekur t’i zhvillojë ato më tej dhe t’i fusë në diskutimet publike.

Program trajnues inovativ është zhvilluar në katër module, ndërsa mbi reportazhin social, por edhe dimensione tjera të gazetarisë kanë ligjeruar emra të njohur të gazetarisë, Marina Tuneva, Sefer Tahiri, Maja Jovanovska dhe Dragan Sekullovski.

Ndërkohë, gazetarët e rinj dhe studentët pjesëmarrës do të marrin një bursë prej 350 EUR bruto. Pas përfundimit të programit, BIRC do të sigurojë një program praktikë njëmujor në një media të pavarur në Maqedoninë e Veriut. Ky do të ishte një shans për pjesëmarrësit që të punësohen edhe në ato media. /KDP

 

Të fundit