Ndërsa vaksinimi kundër Covid-19 po merr hov, fundi i pandemisë ka filluar të duket në horizont. Por jo të gjithë do të marrin vaksinën dhe asnjë nga vaksinat nuk është 100% efektive në parandalimin e sëmundjes. Edhe atje ku normat e vaksinimit janë të larta, disa njerëz, në një moment, do të infektohen.
Siç shkruan The Economist, rezultatet nga një provë klinike në Britani të botuar sot tregojnë se ilaçi Budesonide, një gjenerik i lirë që mund të marret në shtëpi, do ta bëjë sëmundjen nga Covid më pak të mjerueshme.
Budesonide është një ilaç kortikosteroid i përdorur gjerësisht nga njerëzit me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike, të cilët e marrin atë duke përdorur një thithës të madhësisë së palmës, përcjell KDP.
Në fillim të pandemisë mjekët vunë re se njerëzit me probleme në frymëmarrje ishin më pak të prekur nga virusi në mesin e pacientëve me kovid. Kjo dukej e çuditshme, sepse ato janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tjera të frymëmarrjes siç është gripi.
Studimet laboratorike zbuluan se në enët Petri ilaçi Budesonide pengon kopjimin e SARS-CoV-2, virusit që shkakton covid-19. Ashtu si steroidet në përgjithësi, ilaçi gjithashtu ka një efekt anti-inflamator.