Në debatin e sontëm në “Rruga drejt”, që transmetohet në oërn 20.45 në TV Alsat M trajtohet procesi i filluar i vaksinimit kundër virusit Kovid 19.
Në “Rruga drejt” debatojnë Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë nga radhët e BDI-së, Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe ish zëvendësministër i Shëndetësisë dhe lir Luma, ish zëvendësministër i Shëndetësisë.
Lidhur me vaksinat e dhuruara nga Beogradi, zëvendësministri Hasani u përgjigj se vaksinat nuk kanë përkatësi etnike në kohën kur jemi në pandemi. Hasani u shpreh se “gjuha shqipe është e shenjët dhe ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që ajo të përdoret zyrtarisht në sektorin e shëndetësisë”.
Arben Taravari nga ASH-ja shprehu kritika lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në komunikim me publikun, ndërsa si shembull mori faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas tij ka publikuar vetëm dy ose tre informacione në gjuhën shqipe. Në debat, ish zëvendësministri Ilir Luma u shpreh se “politikanët e mbivlerësojnë punën e tyre, për të cilën janë të detyruar”.