E shtunë, 22 Mars, 2025

NË 2020 KA RËNË NUMRI I MARTESAVE PËR 66.5%

Në vitin 2020 është rritur përqindja e vdekjeve, kurse në rënie është ajo e lindjeve dhe martesave. Për tremujorin e katërt, siç njoftojnë nga ESHS-ja, ende përpunohen të dhënat.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2020 është 4.191 dhe krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 është zvogëluar për 8%, raporton Klan Maqedonia, përcjell KDP.

Nga ana tjetër, numri i vdekjeve ka qenë 5.101, që për 9.4% shënon rënie krahasuar me vitin 2019.

Rritja natyrore është minus 910, që do të thotë se numri I lindjeve është më I vogël se sa I vdekjeve.

Rënie ka shënuar edhe numri I martesave në tremujorin e parë të vitit 2020. Sipas ESHS-së, ka pasur 2.229 martesa, apo për 17.1% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Për këtë periudhë raportohet për 297 divorce.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, sipas ESHS-së, rënie të lindjeve janë shënuar edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Në këtë periudhë kanë lindur 4.596 fëmijë apo për 6.5% më pak se vitin 2019.

Gjithashtu është rritur edhe numri I vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2020, për 3%. Bëhet fjalë për 5.064 persona që kanë ndërruar jetë. Sipas këtyre shifrave rritja natyrore është minus 468, që do të thotë se numri I lindjeve është më I vogël se sa I vdekjeve.

Për 66.5% shënon ulje numri I martesave në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Raportohet për 1.147 martesa dhe për 181 divorce.

Sipas të dhënave të ESHS-së, numri i fëmijëve të lindur në tremujorin e tretë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 5.2% dhe kap shifrën e 5.141 fëmijëve të lindur.

Numri I vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2020 shënon rritje për 15.3% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2019 dhe është 5.419.

Rritja natyrore është negative me minus 278 persona, që do të thotë se numri I lindjeve është më I vogël se sa I vdekjeve.

Në këtë tremujor të vitit 2020 janë bërë 3.768 martesa që do të thotë rënie për 12.9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, kurse gjatë këtij tremujori janë raportuar 357 divorce apo rritje prej 8.5% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2019.

BURIMI: ENTI SHTETËROR PËR STATISTIKA


TREMUJORI I PARË I VITIT 2020

LINDJE 4.191 – RËNIE PREJ 8.0% ME VITIN 2019

VDEKJE 5.101 – RËNIE PREJ 9.4% ME VITIN 2019

RRITJA NATYRORE – MINUS 910

MARTESA 2.229 – RËNIE PREJ 17.1% ME VITIN 2019

DIVORCE: 297


TREMUJORI I DYTË I VITIT 2020

LINDJE: 4.596 – RËNIE PËR 6.5% ME VITIN 2019

VDEKJE: 5.064 – RRITJE PËR 3.0% ME VITIN 2019

RRITJA NATYRORE: MINUS 468

MARTESA: 1.147 RËNIE PËR 66.5% ME VITIN 2019

DIVORCE: 181


TREMUJORI I TRETË 2020

LINDJE: 5.141 RËNIE PËR 5.2% ME VITIN 2019

VDEKJE: 5.419 RRITJE PËR 15.3% ME VITIN 2019

RRITJA NATYRORE: MINUS 278

MARTESA: 3.768 RËNIE PËR 12.9% ME VITIN 2019

DIVORCE: 357

Të fundit