E shtunë, 18 Maj, 2024

Borrell: Marrëdhëniet me Rusinë janë në “pikë të ulët”

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka nisur vizitën e tij në Moskë, duke thënë se ndalimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe shtypja e protestave kundër qeverisë, kanë çuar marrëdhëniet me Rusinë “në një pikë të ulët”.

Borrell ka thënë në një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “marrëdhënia jonë është në moment të vështirë”, duke dhënë shenja se çfarë mund të pritet gjatë ditës së takimit në mes të Moskës dhe bllokut evropian.

Shtetet evropiane kanë dënuar ashpër burgosjen e Navalnyt dhe përgjigjjen e Rusisë ndaj protestave kundër Kremlinit.

Disa prej vendeve të bllokut Evropian, bashkë me Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar lirimin e 44-vjeçarit, i cili i ka mbijetuar një helmimi me agjent nervor në gusht të vitit të kaluar.

 

Të fundit