Një infermiere nga Kina që vrau, copëtoi dhe gatoi një koleg mjek pasi ai e kishte shantazhuar për të bërë seks, është dënuar me vdekje, përcjell KDP.
Sipas raporteve lokale në Kinë, infermierja e departamentit të urgjencës Li Fengping, 25, u përfshi në një marrëdhënie seksuale me nënkryetarin e ortopedisë në spitalin e saj, Luo Yuanjian.
Fengping thuhet se i kishte shumë borxh kolegut të saj për shkak të një varësie ngs kumari, dhe ajo u detyrua të paguajë kreditorin e saj me seks, ndonjëherë edhe tre herë në javë.
Pamjet shqetësuese të marra nga fqinjët që jetojnë në ndërtesën përballë Fengping kapën momentin kur autoritetet lokale u larguan nga shtëpia e infermieres duke mbajtur një barelë të mbuluar nga një copë pëlhure, që thuhet se mbulonte trupin e copëtuar të mjekut.
Fengping kreu hakmarrjen e saj për shantazh seksual të dyshuar duke vrarë kolegun e saj dhe duke gatuar një pjesë të eshtrave të tij, të cilat policia i gjeti të shkurajuara në tualet.