Një goditje e vërtetë i “tregut” që nëse konfirmohet, do të ishte një lajm bujshëm. Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i ftuar në Festivalin e Sanremos 2021. Sigurisht jo si konkurrent. Siç raportohet nga Dagospia, negociatat për të sjellë “yllin” e Milanit në skenën e Teatrit Ariston janë në rrugë të mbarë. Gjiganti suedez do të mbështeste çiftin Amadeus-Fiorello gjatë një prej mbrëmjeve të Festivalit (po diskutohet për mundësinë e përfshirjes së tij në disa episode). Sanremo do të vihet në skenë nga data 2 deri më 6 mars.