E mërkurë, 26 Mars, 2025

PANDEMIA RRITI EDHE MË SHUMË PAPUNËSINË, TË RINJTË PA PERSPEKTIVË

Si ka ndikuar papunësia tek të rinjtë para dhe pas pandemisë Covid 19, dhe sa ka qenë shkak i largimit e të tyre?

 

Autore: Arlinda Sulejmani

Shkalla e lartë e papunësisë ka bërë që të rinjtë në Maqedoni të ardhmen e tyre gjithnjë e më shumë ta shohin jashtë vendit. Përderisa institucionet shtetërore nuk kanë informacion për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi, madje nuk dihen as profilet e atyre, të cilët janë larguar për gjetur punë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind. Në mars te ketij viti gjate fillimit te pandemise se Covid19, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut raportoi 65 denoncime për shkelje të të drejtave të punëtorëve, duke përfshirë afërsisht 1.583 punëtorë. Nga këto, madje 60 denoncime në lidhje me 1554 punëtorë, janë regjistruar menjëherë pas zbatimit të masës së parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen dhe parandalimin e koronavirusit, më 10 mars.

Mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve

Qeveria miratoi edhe masa ekonomike për menaxhimin e pasojave nga koronavirusi, që parashikojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare të likuiditetit të ndërmarrjeve mikro, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga ana e Bankës së zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. U miratua edhe një masë, e cila kishte të bënte me mbështetjen e ndërmarrjeve në aspektin e pagimit të pagave me anë të subvencionimit të kontributeve për punëtorët e ndërmarrjeve të prekura.

Paralelisht me rritjen e numrit të rasteve të regjistruara me koronavirus, shkeljet e të drejtave të punëtorëve ishin në rritje. Menjëherë pas zbatimit të masës së parë nga Qeveria, Komiteti i Helsinkit i regjistroi parregullsitë e para të raportuara nga shumë punëtorë.

Duke e keqpërdorur gjendjen e jashtëzakonshme, punëdhënësit filluan që t’i anulojnë kontratat e punësimit të një numrit të madh të punëtorëve, kurse atje ku kishin mundësi ju bënin ndikim për ta ndërprerë marrëdhënien e punës me marrëveshje.

Një pjesë të punëtorëve ua zvogëluan pagat në mënyrë të konsiderueshme. Agjencia për punësim në Ohër thotë: Kemi pranuar denoncime për çlajmërimin e rreth 3000 punëtorëve në fabrikat e tekstilit, fabrikat për prodhimin e këpucëve, hotelet dhe restorantet.
Disa prej punëdhënësve i anuluan kontratat e punësimit për arsye afariste. Kështu për shembull, Shoqëria për produksion dhe post-produksion të video dhe materialeve filmike ne Shkup njoftoi 20 punëtorë se do t’u anulohen kontratat e punësimit për arsye afariste dhe se do të heqë një njësi të tërë organizacionale.

Qëndrimi jokorrekt i punëdhënësve

Qëndrimi jokorrekt i punëdhënësve ndaj të punësuarve të tyre në këtë periudhë krize u konfirmua edhe një herë nga kompania për tregti dhe shërbime KAST INVEST DOO Shkup. Atje, punëdhënësi i ka ndërprerë me gojë kontratat e punës së 120 punonjësve për arsye afariste, të cilët ishin informuar se do të hapet një procedurë falimentimi për kompaninë. Vendimi i pushimit nga puna nuk ka përmbajtur asnjë sqarim të arsyeve afariste, për të cilat kanë janë anuluar edhe kontratat e punësimit. Në kundërshtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës, punëdhënësi nuk filloi një procedurë konsultimi me përfaqësuesit e punëtorëve, të paktën një muaj para fillimit të largimeve kolektive nga puna, madje as nuk ua siguroi punëtorëve të gjithë informacionin e rëndësishëm për të arritur një marrëveshje.

“Punëdhënësi nuk ka dorëzuar as njoftim në shërbimin përgjegjës për ndërmjetësim në punësim në lidhje me largimet e planifikuara kolektive nga puna dhe për konsultimet me përfaqësuesit e punëtorëve”, thotë V.R (ish-puntorë). Punëtorët nuk kanë qenë të njoftuar me mënyrën e zbatimit dhe rrjedhën e procedurës së anulimit të kontratave të tyre të punës për arsye afariste dhe për këtë arsye nuk kanë mundur t’i mbrojnë në mënyrë përkatëse të drejtat e tyre të punës dhe interesat juridike.
Për më tepër, punëdhënësi nuk e ka specifikuar as afatin minimal të pushimit nga puna, që vlen në rastet e largimeve kolektive nga puna. Disa nga punëtorët nuk kanë marrë as aktvendim për pushim nga puna, ndaj të cilit do të mund të parashtronin kundërshtim.

Numri i 4566 punëtorëve nuk korrespondon as për së afërmi me numrin e vërtetë të punëtorëve të prekur nga keqpërdorimi i gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e punëdhënësve.
Sipas të dhënave të regjistruara nga Komiteti i Helsinkit dhe ato të publikuara nga mediat, më e prekur është industria e tekstilit ku janë të prekur të paktën 4.128 punëtorë. Duke pasur parasysh që gratë punëtore janë më të përfaqësuara në industrinë e tekstilit, ky problem pashmangshëm merr edhe dimension gjinor.

Kompanitë në krizë

Teksa biseohet per qytetet, bizneset dhe te rinjte te cilet jane duket i humbur punet e tyre , kemi edhe Krcoven si nje nder qytetet qe mbyllen bizneet e tyre si shkake I pandemise. Disa jepen me qira, ndërsa disa prej pronarëve pas mbylljes, nuk kanë ofertë në treg. Shumica e kanë bërë këtë muajt e fundit, pasi pandemia me Kovid- 19 ka filluar të ndikojë seriozisht në punën e tyre.

Problem shtesë paraqet edhe mungesa e mërgimtarëve këtë verë.
“Puna ka rënë dhe është katastrofike. Ka rënë 100%. Mërgimtarët nuk erdhën këtë vit. Kriza është e madhe. Pa ata është më vështirë. A ka dyqane përreth që janë mbyllur? Ka. Tek tani po mbyllen. Kjo është. Nuk ka çfarë të bëjmë, vetëm shëndet”, deklaroi Amet Medaroski- pronar i dyqanit, Kërçovë.

Orëndreqësi Nurhan Lutfioski, i cili me këtë zeje merret mbi 40 vjet, thonë se nuk mban mend krizë të këtillë deri më tani.
“Merrem me këtë zeje 44 vjet. Në dyqan jam 44 vjet dhe kështu nuk ka qenë kurrë më parë. Kjo është katastrofë. Ne nuk mund t’i mbulojmë më shpenzimet e lëre më të fitojmë. Është tendencë që të mbyllen papritmas”, tha Nurhan Lutfioski- Orëndreqës.

Qyteti është boshatisur. Të rinjtë janë larguar kurse ka traditë që edhe të moshuarit të largohen në perëndim- shprehen banorët e qytetit te Tetovës.

Kovid-19 bëri që edhe 100 mijë qytetarë të tjerë në vend, të jetojnë në varfëri. Thuajse pesëqind mijë qytetarë e kalojnë ditën me më pak se 130 denarë. Ky është rezultati i një studimi nga Instituti Finance THink. Të rinjtë deri në moshën 29 vjeçe dhe qytetarët që punojnë me paga të ulëta janë më të prekurit. Situata është shqetësuese edhe me varfërinë ekstreme, sepse pandemia bëri që edhe 25 mijë qytetarë të jetojnë me 44 denarë në ditë.

„Kërkojmë që të dëgjohet zëri ynë, kërkojmë nga të gjithë faktorët në shoqëri jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe reale të sigurojnë mbrojtje më të madhe të të drejtave të punëtorit, të sigurojnë vende të sigurta të punës për të rinjtë, siguri më të madhe sociale dhe ekonomike, por edhe gjithë-përfshirje në procesin e krijimit të politikave rideklaroi
Irena Ivanovska – kryetare e Seksionit për të rinjtë në LSM.

Në muajin e dhjetë të këtij viti, numri i “të papunëve” të regjistruar që evidentohen si kërkues aktivë të punës është 153.799 persona dhe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar ky numër është zmadhuar saktë për 51.986 persona.

Për dy vite, në listën e kërkuesve aktivë të punës, të regjistruar rishtazi janë 62.314 persona. Kjo rritje në vitin 2020 është pasojë e më shumë faktorëve, shpjegojnë ekonomistët.

 

Të fundit