E diel, 19 Maj, 2024

Retro/Kur Enver Hoxha shpallej Heroi i Popujve Jugosllavë

Më 23 qershor deri në 2 korrik 1946, ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha vizitoi Jugosllavinë. Gjatë kësaj vizite, më konkretisht në datën më 27 qershor 1946, ai mori titullin e “Heroit të Popujve Jugosllavë” nga Presidenti i Presidiumit të Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, Ivan Ribar.

Opinion.al sjell këtë  foto të diktatorit që shihet me medaljen në qafë.

Por çfarë nënkuptonte ky titull?

Titulli i Heroit të Popullit nënkuptonte gradën e dytë më të lartë ushtarake dhe dekoratën e tretë të Përgjithshme të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë. Titulli shoqërohej me një medalje, që iu jepej individëve, njësive ushtarake, organizatave politike dhe organizatave të tjera që u dalluan me vepra të jashtëzakonshme heroike gjatë luftës, edhe në kohë paqeje.

Individët që u dekoruan u njohën më pas si Heronj të Popullit të Jugosllavisë ose Heronj Kombëtarë të Jugosllavisë. Shumica e medaljeve iu dhanë partizanëve për heroizmin e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në total Jugosllavia dha 1,322 medalje, 19 prej të cilëve ishin shtetas të huaj, mes të cilëve edhe ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha.

Në vitin 1998, Republika Federale e Jugosllavisë vendosi të akordojë përsëri Urdhrin e Heroit të Popullit Jugosllav dhe dekoroi disa njësi ushtarake, por asnjë individ./Opinion.al

                                                                         

Të fundit