Iluministja shqiptare tashmë është pjesë e kalanderit të UNESCO-s për këtë vit. Nëpërmjet një publikimi UNESCO ka shënuar pesëdhjetë vjetorin e vdekjes së njërës nga figurat kryesore të iluminizmit shqiptar me titullin tepër domethënës “ Ylli i mëngjesit” i emancipimit të gruas. Ndërkohë pritet që me17 dhjetor të këtij viti, në UNESCO të promovohet filmi dokumentar mbi Parashqevinë, i cili do të shfaqet edhe në qendra tjera.
KDP
Ilimunistja shqiptare, Parashqevi Qiriazi, bëhet pjesë e UNESCO-s. Në faqen zyrtare të UNESCO-s është shënuar pesëdhjetë vjetori i vdekjes së iluministes shqiptare, duke e cilësuar atë si “një nga figurat kryesore të Iluminizmit Shqiptar të fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20”.
Në fillim të këtij shënimi jepet shkurtimisht biografia e Parashqevi Qiriazit, duke e vlerësuar rolin e saj si “pioniere në edukimin dhe emancipimin e grave në Perandorinë Osmane. Më tej thuhet se Parashqevi mund të krahasohet vetëm me arritjet e Marianne Hainisch në Austri, Annestine Beyer në Danimarkë ose Maria Montessori në Itali.
“Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e parë që shkroi një libër shkollor në gjuhën shqipe dhe e vetmja grua që mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i cili kodifikoi alfabetin shqip në nëntor 1908. Si një person me dy diploma (Robert College, Stamboll dhe Oberlin College, Ohio, USA), ajo mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris në 1919”, thuhet në këtë shënim të UNESCO-s.
Ekziston një listë e gjatë e roleve të jashtëzakonshme që Parashqevi Qiriazi luajti në skenën e arsimit të grave dhe, më gjerë, në lëvizjen kombëtare shqiptare për pavarësi nga Perandoria Osmane, thuhet në këtë shënim.
“Asgjë nuk mund ta minonte vendosmërinë e saj, as kushtet e vështira të punës, as presionet politike, dy luftërat ballkanike dhe dy luftërat botërore, madje as momentet e vështira të kaluara në një kamp përqendrimi, ku ajo u dëbua në 1943 me motrën e saj Sevasti dhe anëtarët e tjerë të saj të familjes, si rezultat i veprimtarisë së tyre antifashiste”.
Gjithashtu në këtë shënim vihet në dukje se Parashqevi Qiriazi drejtoi në rininë e saj një revistë dhe shoqatën e grave, që mbanin emrin “ Ylli i mëngjesit”. ku ajo ishte një nga themeluesit, mbanin emrin e “Yllit të Mëngjesit”, që i shkonte për shtati mrekullisht kësaj gruaje, kontributi i së cilës në emancipimin e popullit shqiptar ishte i paçmuar.
Një kontribut të jashtëzakonshëm për afimrmimin e kësaj figure shqiptare kanë dhënë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante në Tiranë. Pikërisht këto tre institucione kanë përgatitur një dokumentar mbi jetën dhe veprën e Parashqevi Qiriazit, i cili pritet të promovohet më 17 dhjetor të këtij viti në UNESCO dhe në disa qendra të njohura të botës, përfshirë edhe Prishtinën.