Ish-trajneri i Fenerbahçe-s, Otto Bariç, i cili ka drejtuar edhe Kombëtaren e Shqipërisë ka ndërruar jetë të dielën nga COVID-19. “88-vjeçari, Otto Bariç ka ndërruar jetë në Zagreb. Ai ishte një nga trajnerët më të suksesshëm kroatë dhe trajner i Kroacisë (2002-2004)”, njoftoi Federata e Futbollit të Kroacisë në Twitter.
“Federata Kroate e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Le të prehet në paqe”, thuhet nga federata kroate.
Bariç ishte futbollist nga viti 1952-1963 në Kroaci.
Duke filluar karrierën e tij si trajner në vitet 1960, ai stërviti më shumë se 10 klube, përfshirë ekipin turk Fenerbahçe gjatë sezonit 1997-1998.
I konsideruar si një nga trajnerët më të mëdhenj kroatë të të gjitha kohërave, Bariç gjithashtu mori drejtimin e ekipeve kombëtare të Kroacisë, Shqipërisë dhe Austrisë.
Top Channel