E premte, 17 Maj, 2024

VENDI I ABSURDIT

Jetojmë në një shtet në të cilin ndryshimet më të mëdha ndodhin kur vendi shtanget dhe nuk lëviz! Shëndetësia, gjyqësia, historia, ekonomia, financat, korrupsioni … gjithçka është e qëndrueshme kur gërryhet më së shumti.

Shkruan: Katerina Topallova

Nuk ka asnjë vend tjetër në botë që jeton me absurditet më të madh se i yni!
Shëndetësia është në nivel. Situata është nën kontroll dhe mu atëherë vendi është i pari në mesin e dhjetë vendeve sipas njerëzve të vdekur nga Covid-19 në botë! Situata është e qetë, virusi po largohet në deklaratat e autoriteteve, kur në të njëjtën kohë të dashurit tanë po largohen përgjithmonë! Më tepër vaksina ka në dispozicion kur nuk ka terminë për askënd! Sëmundjet e tjera shërohen kur të gjitha repartet mbyllen. Spitalet private grabisin legalisht, kur njerëzit janë më të varfër!

Reformat më të mëdha në gjyqësor ndodhin kur rastet vjetrohen, kur promovohen emra të diskutueshëm në këtë fushë, kur gjyqtarët marrin vendimet e tyre për rritjen e pagave. Në gjyqësor çështjet më të mëdha zgjidhen kur askush nuk shkon në burg, kur veprat kthehen që nga fillimi dhe kur fajtorët bëhen heronj!
Në këtë vend, e ardhmja varet nga absurditetet e së kaluarës. Historia ndryshon kur burrat e shtetit pohojnë se nuk ndryshojnë asgjë.

Historia fshihet kur të gjithë binden se faktet nuk mund të ndryshohen. Heronjtë historikë bëhen të huaj kur i këndojmë më shumë!
Në Evropë hyjmë kur të gjithë na bllokojnë! Ne duam të jemi pjesë e një shoqërie që nuk na gënjen për vite me radhë! Unioni është aleati ynë kur nuk dëshiron të na ndihmojë! Brukseli mbyll njërin sy kur i shkelen vlerat themelore për të cilat angazhohet!

Ekonomia shënon humbjet më të mëdha kur paralajmërohen investimet më të mëdha. Investitorët ambiciozë shfaqen kur rritet papunësia. Ekonomia lulëzon atëherë kur fundoset!

Për paratë flitet më shumë kur nuk gjenden askund. Ndihma rritet kur bëhen borxhet më të mëdha. Paraja nuk është problem kur gjysma e vendit po zhytet në varfëri. Çdo gjë është e qëndrueshme në financë kur prona e shtetit shitet sepse nuk ka ku të huazojë më shumë!
Korrupsioni është një problem malinj kur shteti cakton një ministër të korrupsionit i cili bind se ka rezultate. Nuk ka korrupsion kur ka më shumë kriminelë. Rezultatet janë të dukshme në bindjet e politikanëve kur nuk shkoni te dentisti pa 100 gram kafe. Ka korrupsion kur askush nuk e sheh, ata që janë viktimat më të mëdha nuk e raportojnë, ata që luftojnë kundër tij janë të korruptuar!

Në këtë vend të absurdit, është absurde të flasësh për diçka që është normale!

Të fundit