E premte, 26 Korrik, 2024

DENJËSIA E NJË KREMTIMI

Ngjarjet marrin kuptim kur reflektojnë vlera. Dita e Alfabetit sivjet u shënua me disa aspekte që duhet vlerësuar. Botimi i ditarit të Parashqevi Qiriazit, gjetja e varrit të Gjerasim Qiriazit dhe homazhet te ky varr si dhe dokumuntari për Parshqevinë që përfshihet në kalendarin e UNESCO-s për 2020 janë dimensione që i japin kuptim dhe reflektim datës së përnjësimit të gjuhës shqipe.

Autor: Bardhyl Zaimi

Mesazhet e ambasadores Kejti Bërns dhe ministres së Kulturës, Irena Stefoska janë gjithashtu në frymën e respektimit të trashëgimisë shpirtērore si një vlerë, vizion dhe pasuri që shkon përtej ndasive Shkruan: Bardhyl Zaimi Dita e Alfabetit sivjet është shënuar denjësisht.

Mbetet e udhës që kur bëhen gjëra të mira të shënohen, të përkrahen pēr të reflektuar edhe në të ardhmen si praktikë dhe si vizion. Kjo ditë e shënuar merr kuptim kur reflekton denjësisht dhe në përputhje me vlerat civilizuese të cilat shpërfaqen pikërisht nga vizioni i kësaj date dhe nga përpjekja e protagonistëve të kësaj ngjarjeje që reflekton kulturë dhe qytetërim. Dua të veçoj me këtë rast tre ngjarje që i dhanë kuptim të mirëfilltë kësaj feste ndër më kuptimplota në historinë kulturore të shqiptarëve. Gjetja dhe publikimi i ditarit të Parashqevi Qiriazit si e vetmja femër pjesëmarrëse në kētë kongres shënon një hap përtej në eksplorimin e përpjekjes, organizimit dhe vizionit që kjo ngjarje reflekton në kulturën shqiptare si pjesë e pandashme e kulturës europiane. Një ngjarje tjetēr që e bën kuptimplotë shënimin e Ditës së

Alfabetit mbetet gjetja e varrit të Gjerasim Qiriazit në Strumicë dhe homazhet e bëra te ky varr, që realisht shënon nderimin e domosdoshëm ndaj kësaj figure iluministe. Një ngjarje tjetër që duhet të veçohet është dokumentari për Parashqevi Qiriazin, i cili do të prezantohet në kalendarin e UNESCO-s për vitin 2020. Një dikumentar për iluministen shqiptare i përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestane. Sigurisht një punë për t’u lavdëruar është gjithë ky angazhim i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve që ka projektuar kuptimin e kremtimit të kësaj ngjarjeje për sivjet.

Prania e ambasadores së SHBA-ve në Shkup, Kejti Bërns dhe e ministres së Kulturës, Irena Stefoska, mesazhet e tyre kuptimplota në frymën e mirëkuptimit, diversitetit dhe interkulturalitetit gjithashtu mbeten një vlerë e shtuar për këtë shënim. Pikërisht në këtë sens, në këto shpalime shënimi i Ditës së Alfabetit merr një kuptim të ri dhe formëson një horizont tjetër mesazhi dhe vizioni të munguar gjatë. Për më tepër ky mesazh mbetet civilizues, kulturor dhe interkomunikues. Mbetet një bazë e mirë tolerance, dialogu dhe vizioni të përbashkët. Mbetet një notë e re në perceptimin e trashëgimisë shpirtërore në frymën e tolerancës, të pranimit të tjetrit si vlerë kulturore.

Të fundit