E shtunë, 27 Korrik, 2024

INFOGRAFIKË / MBI 5 MIJË PERSONA HUMBIN VENDET E PUNËS SHKAKU I PANDEMISË

Numri i të papunëve gjatë kohës së pandemisë së COVID-19 u rrit për 49.390 persona, apo afërsisht nga 5 mijë njerëz në muaj humbin vendin e punës, tregojnë të dhënat e Agjencisë për punësim, analizon KDP. Në rast të mosintervenimit të qeverisë me 4 pakot financiare që shkojnë në afër 1.5 miliardë euro, ky numër do të ishte pesëfish më i lartë, kurse pasojat për ekonominë do të ishin më katastrofale. Nëse vazhdon pandemia edhe në 6 muajt e ardhshëm pritet që pa punë të ngelin edhe 40 mijë persona, duke e cuar kështu përqindjen e papunësisë nga 17% në 23%.

 

Të fundit