E premte, 26 Korrik, 2024

MESAZHE TË SHUMTA PËR FESTËN E GJUHËS

Me një sërë aktivitetesh është shënuar Dita e Alfabetit në Maqedoninë e Veriut. Krerët shtëtërorë si dhe figura tjera publike kanë dhënë mesazhet e tyre mbi këtë ditë të rëndësishme të unifikimit të gjuhës shqipe. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin diversitetin kulturor dhe historik të Maqedonisë së Veriut, si bazë e fortë për progres të ri të vendit”, ka theksuar ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns për ditën e Alfabetit Shqip

KDP

Dita e Alfabetit të gjuhës është shënuar me shumë ngjarje brenda këtyre ditëve. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e veriut ka qenë bartës i këtyre aktiviteteve, të cilat denjësisht kanë mbuluar këtë ngjarje me rëndësi për historike dhe kulturore. Këtë ditë të shënuar për shqiptarët që përfaqëson kodifikimin e gjuhës shqipe e kanë uruar edhe krerët e shtetit, presdienti Stefo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë këtyre ditëve janë shpaluar shumë aspekte të kësaj ngjarjeje ndërkohë që është botuar “Ditari i Parashqevi Qiriazit –  Ditët e mia në Konferencën e Versajës” që mbetet një punë e jashtëzakonshme sidomos për shkak të faktit që Parashqevi ka qenë një ndër protagonistet kryesore të Kongresit.

Mbeten për t’u vlerësuar gjithashtu edhe homazhet te varri i Gjerasim Qiriazit në Strumicë, të njërit nga protagonistët e shkollës shqipe, të atij që i la amanet familjes që të vazhdojë angazhimin për gjuhën dhe shkollën shqipe.

Në edicionin e  Ditëve të Alfabetit kushtuar iluministeve shqiptare, në  Promovimin i librit “Ditari i Parashqevi Qiriazit”, si dhe të dokumentarit për UNESCO kushtuar Parashqevi Qiriazit kanë marrë pjesë si mysafire edhe ambasadorja Amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns dhe ministrja e Kulturës , Irena Stefoska.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin diversitetin kulturor dhe historik të Maqedonisë së Veriut, si bazë e fortë për progres të ri të vendit. Ky ishte urimi i ambasadores amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns për ditën e Alfabetit Shqip. Ajo në fjalimin e saj në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit ka theksuar se zhvillimet historike në vend duhet parë si element konstruktiv dhe jo burim i ndarjeve dhe mospajtimeve.

“Këto suksese nuk do të ishin arritur pa bashkëpunimin e ngushtë mes historianëve dhe hulumtuesve nga profile të ndryshime kombëtare, etnike, fetare dhe profesionale. Është e pamohueshme se unë dua të shoh Maqedoninë e Veriut duke arritur progres dhe jo vetëm të arrij interpretime të ndryshime historike, por edhe të ndërtohet një kohezion i përgjithshëm i cili historinë e bën një element konstruktiv në vend të një burimi për mospajtim. Gëzuar ditën e alfabetit, urime”, ka theksuar ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns.

 

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në urimin për ditën e alfabetit ka rikujtuar  se gjuha amtare është amanet ndër gjenerata. “Gjuha me definicion është mjet komunikimi, por gjuha amtare është amanet. Ajo është fjala e parë të cilën e dëgjojmë kur vijmë në këtë botë dhe të fundit që e themi kur ikim nga kjo botë”, ka theksuar ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, ka theksuar se ky institucion sot po e mbyll këtë edicion të Ditëve të Alfabetit, por po hap një shteg të ri në promovimin e kulturës së afrimi dhe mirëkuptimit midis popujve.

“Për këto tetë ditë sa zgjatën Ditët e Alfabetit ne promovuam një standard të ri në vlerësimin e gruas, duke i dhënë asaj peshën dhe rëndësinë në të gjitha proceset shoqërore, sociale e kulturore.  Trajtuam profile të ndryshme grashë iluministe që në fusha të caktuara kishin lënë gjurmë, kurse kryefjala e këtij angazhimi është botimi i Ditarit të Parashqevi Qiriazit, të cilin po e promovojmë sot e që i kushtohet kryesisht ditëve të bujshme para dhe pas Konferencës së Versajës. Jemi me fat që ky Ditar tash më është publik dhe në të është e ngjizur një histori jo e largët, por tepër dramatike që lidhet me fatet  popujve të vegjël të Ballkanit”, ka theksuar Asani.

 

Të fundit