E premte, 26 Korrik, 2024

NË BOSNJË HUMBIN POPULLISTËT BOSHNJAKË DHE SERBË

Në Zgjedhjet lokale të së dielës në Bosnjë e Hercegovinë, dy forcat që dominojnë skenën politike të vendit – Partia boshnjake  e Veprimit Demokratik dhe Unioni serb i Socialdemokratëve të Pavarur – kanë humbur pushtetin në qytetet kryesore, përkatësisht në Sarajevë dhe Banja Llukë. Ajo që vazhdon të komentohet gjerësisht është kërcënimi që Milorad Dodik, lideri i serbëve në Republika Serpska ua ka bërë jo vetëm partive opozitare, por edhe  votuesve për shkak të mosvotimit të kandidatëve të partisë së tij.

Liderit të serbëve të Bosnjës në Republika Serpska, Milorad Dodik, që është anëtar i Presidencës kolektive të Bosnjë e Hercegovinës, aspak nuk i ka ardhur mirë që në zgjedhjet lokale të së dielës e humbi bastionin e tij – Banja Llukën. Së këndejmi, për shkak të fitores së opozitës, në garën për postin e të parit të komunës, ai paralajmëroi, sikurse tha, likuidime në administratë për shkak të bindjeve partiake, por edhe marrjen me votuesit – kudo ku partia e tij – humbi: ‘Do të shikoj çdo vendvotim: kudo që kanë fituar kryebashkiakë të tjerë – le t’i zgjidhin problemet vet, ne nuk do t’i zgjidhim!’- tha Dodik duke shprehur veçmas mllefin ndaj votuesve të Banja Llukës, qendrës administrative-politike të Republika Serpskës të cilët nxorën fitues një kandidat të opozitës. Ndër të tjera i kërcënoi se nuk do të kenë nxemje gjatë stinës së dimrit, pa çka se paguajnë për këtë: ‘Përfundimisht, dua të them se ky është një gabim i madh i atyre të cilët kanë çmuiar se kanë të drejtën e vet. Unë nuk do t’ua fali këtë që e bënë. Ky nuk është kurrfarë kërcënimi, ky është qëndrimi im’- tha Dodik pa e fshehur se pushteti qendror që kontrollohet prej tij ka për të favoruizuar komunat ka ngadhnjeu partia e tij e do t’i ndëshkojë ato që do të qeverisen nga opozita.

Në zgjedhjet e së dielës në Bosnjë e Hercegovinë, Partia e Veprimit Demokratik e Bakir Izetbegoviqt dhe Unioni i Socialdemokratëve të Pavarur i Millorad Dodikut,  humbën pushtetin në qytetet më të mëdha të vendit etnikisht të ndarë – në Sarajevë dhe Banja Llukë.

Të fundit