E shtunë, 27 Korrik, 2024

TRUMP DHE BIDEN NË GARË TË NGUSHTË, TË DY SHPALLIN FITORE

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së është i ngushtë, ku Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden janë në garë të barabartë në shtetet kryesore, njoftojnë mediat amerikane, përcjell KDP.

Demokrati Biden tha se ai ishte “në rrugën e duhur” për fitore, ndërsa republikani Trump pretendoi “një fitore të madhe”.

Presidenti parashikohet të ketë mbajtur shtetin e domosdoshëm të Floridës – një nxitje e madhe për rizgjedhjen e tij.

Por Biden mund të rrëmbejë Arizonën, një shtet dikur konservator i besueshëm. Zgjedhjet po përfundojnë me një garë të gjatë dhe të hidhur.

Shtete të tjera kryesore si Xhorxhia, Pensilvania, Wisconsin, Miçigan dhe Karolina e Veriut janë lëvizje.

Rezultati përfundimtar mund të mos dihet me ditë pasi votat postare rriten.

Më shumë se 100 milion njerëz kanë votuar para ditës së zgjedhjeve të martën – që paraqet një rekord në SHBA por edhe problem në numërimin e votave.

Siç njofton Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, Presidenti Donald Trump fiton në Misisipi, demokrati Joe Biden fiton në Rhode Island.

07:26

Biden në Twitter pas postimeve të Presidentit Trump: U takon zgjedhësve të shpallin fituesin

Pas postimeve në Twitter të Presidentit Donald Trump, kandidati demokrat Joe Biden, shkruan në Twitter se “nuk më takon as mua, as Donald Trumpit të shpallim votuesin. U takon votuesve”.

“Ne ndjehemi mirë për pozicionin ku jemi. Ne besojmë që jemi në rrugën drejt fitores”.

Më herët zoti Biden kishte folur me të njëjtin ton në komentet nga Uilmington, Delauer.

 

07:20

Trump shkruan në Twitter: Nuk do të lejojmë të vidhen zgjedhjet

Presidenti Trump u drejtohet mbështetësve në Twitter: “Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit.”

“Do të bëj një deklaratë, një fitore e madhe.”

 

06:52

Ashpërsohet gara zgjedhore, Biden flet përpara mbështetësve

Ndërkohë që gara zgjedhore po ashpërsohet, kandidati Biden foli përpara mbështetësve: “Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani. E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca,” tha ai. Zoti Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. Zoti Biden u tha mbështetësve: Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë”! Zoti Biden i bëri komentet nga shteti Delauer.

06:46

Trump fiton shtetet Ohajo, Ajdaho dhe Luiziana

Trump fiton shtetet Ohajo me 18 vota elektorale, Ajdaho me 4 dhe Luiziana me 8 vota elektorale.

06:41

Biden fiton në Virxhinia

Biden fiton në shtetin Virxhinia me 13 vota elektorale.

05:57

Biden fiton shtetin Nju Hampshër, Trump fiton Kansasin

Biden fiton shtetin Nju Hampshër me 4 vota elektorale, Trump fiton Kansasin me 6 vota.

05:20

Trump fiton shtetet Juta, Uajoming dhe Dakota e Veriut

Trump fiton shtetet Juta me 6 vota elektorale, Uajoming me 3 vota dhe Dakota e Veriut me 3 vota elektorale.

05:20

Biden fiton në shtetet Kaliforni, Oregon dhe Uashington

Biden fiton në shtetet Kaliforni me 55 vota elektorale, Oregon me 7 dhe Uashington​ me12 vota.

05:13

Trump merr Mizurin

Trump fiton shtetin Mizuri me 10 vota elektorale

04:58

Të fundit