E shtunë, 27 Korrik, 2024

I pari i OBSH-së futet në vetizolim

I pari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Në një postim në Twitter , Tedros tha se ndihet mirë dhe se “nuk ka simpotoma”, por se do të vetizolohet në ditët në vazhdim, në përputhje me protokollet e OBSH-së.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Të fundit