E shtunë, 27 Korrik, 2024

PRESIDENTI META DHA 854 SHTETËSI NGA VITI 2017: A E SHKELI LIGJIN?

Në Tiranë, Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare zhvilloi një seancë dëgjimore të pazakontë me një gazetar, i cili ka publikuar disa shkrime që vënë në dyshim saktësinë ligjore të disa dekreteve për dhënien e shtetësisë shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, njofton VOA, përcjell KDP.

Meta i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se të gjithë veprimet e tij në këtë fushë janë në përputhje me ligjin.

Gazetari Adriatik Doçi u thirr nga deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare pas shkrimeve të tij se presidenti Meta ka dhënë shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit, disa personave të inkriminuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, një futbollisti afrikan brenda disa orësh, si dhe fshirjen e dekreteve nga faqet online të institucionit.

Komisioni parlamentar tha se seanca u bë e nevojshme, sepse dhënia e shtetësisë është pjesë e detyrave të sigurisë kombëtare, ndaj dëgjoi për afro një orë shpjegimet e gazetarit Doçi.

Sipas gjatë 3 viteve korrik 2017 deri tetor 2020, presidenti Meta ka dhënë rreth 854 nënshtetësi të vecanta, gjysmt e të cilave ai i ka dhënë me vullnetin e tij dhe pa ndonjë propozim nga institucione të tjera shtetërore.

“Nga verifikimet që kam bërë unë rreth 90 për qind të personave që kanë marrë nënshtetësinë si përjashtim nga ligji, si personalitete ose në emër të interesit kombëtar, nuk janë as shkencëtarë, as sportistë, as nuk shquhen në ndonjë fushë të vecantë për të cilën Shqipëria mund të ketë ndonjë interes të vecantë për të justifikuar pikën 7 të nenit 9 të ligjit, i cili tashmë është shfuqizuar. Përkundrazi, kam dokumentuar dy raste që kanë probleme shumë të rënda me drejtësinë dhe nuk e nderojnë Shqipërinë” – tha gazetari Doçi.

Gazetari Doci përmendi rastin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare një personi nga Kosova të dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e një familjeje me 5 anëtarë nga të cilët 3 ishin fëmijë.

Po ashtu ai renditi dhënien e nënshtetësisë së një futbollisti afrikan brenda pak orëve, duke shtuar se shkelja afateve përbën shkelje të ligjit, dhe ndërkohë ky person po hetohej për falsifikim dokumentash.

Presidenti Meta hodhi poshtë si të pavërteta dhe gënjeshtra të jashtëzakonshme akuzat publike ndaj, duke i quajtur si përpjekje të qeverisë për të larguar vëmendjen e opinionit nga kriza politike dhe kriza ekonomike, nga kriza shëndetësore me keqmenaxhimin e pandemisë.

Presidenti Meta ekspozoi në takimin e fundit me shtypin dosjen e futbollistit, sipas tij krejtësisht në përputhje me ligjin. Zoti Meta komentoi edhe për disa raste kërkesash nga Kosova.

“Për sa i takon shqetësimit për familjarë të heronjve të UÇK-së, në respekt të ndryshme që kanë ardhur nga Presidenti i Kosovës, nga Kryeministri i Kosovës, nga ministri i jashtëm, apo edhe ambasada e Republikës së Shqipërisë, i miratova. Tani unë e kuptoj që për këlyshët e UDB-së ata terroristë quhen akoma. Por ata janë familharë të heronjve, patriotëve dhe atdhetarëve” – tha Presidenti Meta.

Para komisionit parlamentar të SIgurisë kombëtare gazetari Doçi renditi një seri emrash nga Kosova, të cilët sipas tij, kanë probleme me ligjin në Kosovë, ish-zyrtarë të dyshuar për korrupsion etj. një pjesë e madhe e kërkesave për nënshtetësinë shqiptare, sipas tij, kanë të bëjnë lehtësirat e qarkullimit pa viza në Europë.

Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare dëgjoi sot një dëshmi të gjatë nga gazetari Adriatik Doçi si dhe i drejtuan atij një seri pyetjesh. Kjo temë ka zënë vend jo të vogël në mediat vendase, dhe doli në kohën kur presidenti Meta prej disa kohësh po kritikohet ashpër shumica socialiste, e cila pati ngritur edhe një komision hetimor, me synimin për ta shkarkuar atë nga detyra e kreut të shtetit.

Të fundit