Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë, ishte i ftuar në A2 nga ku u shpreh se progres-raporti konstaton se Shqipëria ka përmbushur shumicën absolute për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Raporti është i një vlere të veçantë këtë herë, pasi tregon nëse janë përmbushur detyrat e nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Raporti konstaton se Shqipëria ka përmbushur shumicën absolute për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Lajmi i ri është se, krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, Shqipëria është i vetmi vend që ka bërë proces të mirë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformës në drejtësi në përgjithësi, nga njëra anë dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kuptim, Shqipëria i ka të gjitha arsyet që të jetë e kënaqur me progres-raportin, duke pasur në vëmendje faktin që sigurimi i kuorumit në Gjykatën Kushtetuese mbetet prioritet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, u shpreh Cakaj.