E diel, 13 Tetor, 2024

Nagorno – Karabakh: Historia e një konflikti

Një prej problemeve kryesore që aktualisht prekin Armeninë përbëhet nga çështja e Karabakh, një rajon i ndodhur në kufijtë lindorë e rrafshnaltës armene, që kontestohet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Qysh nga epoka parakristiane Karabakh banohet nga popullsi armene dhe, për pasojë, qe pjesë përbërëse e Armenisë, e cila në vijim të pushtimeve të ndryshme pësoi periudha të gjata dominimesh të huaja. Ndërsa Karabakh që rajoni që arriti ta ruajë pavarësinë ose autonominë e gjerë më gjatë se territoret e tjera armene dhe qysh nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII u qeveris nga princa armenë, vasalë të Shahut të Persisë. Më pas, në fillimin e shekullit të XIX u bë pjesë e Perandorisë Ruse. Me shpërbërjen e kësaj të fundit, në vijim të revolucionit të 1917, Karabakh u kontestua nga dy republikat e sapolindura të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

E para ia reklamonte posedimin si për faktin që më shumë se 90% e popullsisë së tij përbëhej nga armenë, ashtu edhe pse Karabakh është gjeografikisht dhe historikisht armen. Kurse Azerbajxhani i bazonte kërkesat e tij mbi motive ekonomike, pasi rrugët kryesore e komunikimit të Karabakh me jashtë kalonin nëpërmjet Azerbajxhanit; veç kësaj, ky rajon ishte zona tradicionale e kullotave për barinjtë azerë. Së fundmi, posedimi i Karabakh do t’i mundësonte Azerbajxhanit të  kishte një kufi të përbashkkët me Turqinë, aleatja natyrale dhe mbrojtësja e tij duke qenë se turq dhe azerë, të dy popullsi të etnisë turke, konsiderohen si një komb i vetëm.

Në këtë kontestim territorial ndërhynë fuqitë fituese e Luftës së Parë Botërore dhe sidomos Britania e Madhe, e cila kishte një lloj protektorati mbi Transkaukazinë. Anglia i mbështeti pretendimet azere për dy motive. I pari: nuk donte të bënte të pakënaqur myslimanët, bashkëfetarë të azerëve, që qenë të shumtë në Perandorinë Britanikë. I dyti: Armenisë, e goditur rëndë prej Turqisë nga genocidi i 1915, i qenë premtuar nga ana e fuqive fituese të Luftës së Parë Botërore kompensime të mëdh territoriale me cedimin nga ana e Perandorisë Osmane të provincave lindore që përbënin Armeninë turke. Prandaj Armenia, me aneksimin e këtyre territoreve të mëdha në perëndim, do të mund edhe të hiqte dorë nga Karabakh në favor të Azerbajxhanit.

Për këto motive, Britania e Madhe veproi në mbështetje të këtij të fundit duke bërë që Karabakh, megjithëse përkohësisht, t’i jepej Azerbajxhanit. Vendimi përfundimtar rreth përkatësisë së këtij rajoni do t’i takonte një konference ndërkombëtare paqeje.

Por zhvillimet e mëvonshme morën një drejtim tjetër. Në Kaukaz, më 1920, u vendos pushteti sovjetik, ndërsa fuqitë fituese e Luftës së Parë Botërore i bënë hasha premtimet e aneksimit të Armenisë turke në Republikën Armene, që e zënë midis dy zjarreve të aleancës turko – ruse, jo vetëm që ju desh të hiqte dorë nga çfarëdolloj aneksioni territorial nga Turqia, por bile ju desh që t’i cedonte asaj territore armene. Veç kësaj, me vullnetin e Stalinit, qeveria sovjetike, që dëshironte të mos i armiqësonte popullsitë myslimane, në vitin 1921 dekretoi aneksimin e Karabakh Azerbajxhanit, me kusht që atij t’i jepet një autonomi administrative; gjë që ndodhi 2 vite më vonë me krijimin e Rajonit Autonom të Karabkh Malor, por nga i cili u lanë jashtë territore të mëdha, të populluara në mënyrë të dendur nga armenë.

Autonomia e Karabakh në kuadër të Azerbajxhanit qe vetëm formale, ndërsa në rajon qeveria azere zbatoi një politikë të rreptë spastrimi etnik ndaj armenëve. Një politikë e tillë ishte e prirur që ta reduktonte numrin e tyre, duke bërë që të rritej popullsia azere, pasi me t’u arritur një numër i konsiderueshëm, duke u bërë shumica e popullsisë, armenët nuk do të kishin pasur më asnjë mundësi që ta reklamonin bashkimin me Armeninë dhe, për pasojë, problemi i Karabakh do të zgjidhej vetë. U mbështet kështu ekonomia e zonave të banuara nga azerët, u inkurajua lindshmëria dhe emigrimi i tyre nga rajonet përreth Karabakh; ndërsa u la të lëngohej ekonomia e fshatrave armene, banorët e të cilëve i nxitën që të emigrojnë lashtë rajonit. Kundrejt armenëve u zbatuan shumë shkelje dhe dhuna, u penguan kontaktet me Armeninë dhe u luftuan të gjitha shprehjet e përkatësisë etnike, duke i damkosur dhe dënuar si nacionaliste.

Shumë përpara fushatës kundër fesë, e shpërthyer nga Stalini, u mbyllën të gjitha kishat armene dhe klerikët ose u burgosën, ose u detyruan të kalonin në jetën laike. Rezzultati i gjithë kësaj qe që armenët nga 94% që qenë më 1920, në fillim të viteve ’80 qenë katandisur në 75%, ndërsa azerët nga 5% qenë ngjitur në 24%. Një politikë e ngjashme spastrimi etnik qe zbatuar në të gjithë Nakhicevan, një tjetër rajon historikish armen dhe i aneksuar nga Azerbajxhani. Në këtë rajon, armenët në fillim të Luftës së Parë Botërore përbënin rreth 40% të popullsisë, ndërsa rreth 55% tjetër përbëhej nga azerë dhe kurdë. Në vijim të politikës së zbatuar nga Azerbajxhani, në fillimvitet ’80 armenët qenë katandisur në 1.5%.

Të pakënaqur nga kjo gjendje e gjërvave, armenët e Karabakh e të Armenisë protestuan shumë herë. Në fundin e viteve ’20 u krijua një lëvizje klandestine për bashkimin e Karabakh me Armeninë. Pak përpara spastrimeve të mëdha staliniane të 1937 e 1949, drejtuesit e Republikës Sovjetike të Armenisë e përsëritën kërkesën e aneksimit të Karabakh me Armeninë. Për të njëjtin qëllim, në vitet e ardhshme drejtues dhe intelektualë armenë ju drejtuar Kremlinit, por nuk morën drejtësi. Njëlloj një peticion, i nënshkruar nga 2500 banorë të Karabakh dhe i dërguar Hrushovit më 1963, nuk siguroi asgjë. Të njëjtin fat patën kërkesa të ngjashme të formuluara në vitet e mëpasme.

Derikur, me fillimin e perestrojkës gorbaçioviane, armenët e Karabakh, duke mos dashur të pësojnë të njëjtin fat si bashkëkombasit e tyre të Nakhicevan, në janarin e 1988 dërguan një Kremlin një peticion të nënshkruar nga 100000 persona, kur kërkonin një referendum lidhur me të ardhmen e rajonit, por edhe kësaj radhe kërkesa e tyre nuk u prana, kështu që më 20 shkurtin e 1988 Sovjeti i Deputetëve të Popullit i Karabakh votoi një rezolutë ku kërkohej bashkimi i këtij rajoni me Armeninë. Sovjeti Suprem i kësaj të fundit, më 15 qershor 1988, e pranoi kërkesën e Karabakh, gjë që u refuzua si nga ana e Azerbajxhanit, ashtu edhe nga ana e Kremlinit.

Paralelisht me këto fakte u ashpërsua tensioni në Armeni, me demonstrata në favor të Karabakh; ndërsa u rëndua me shpejtësi situata e rreth 500000 armenëve rezidentë në Azerbajxhan, brenda dhe jashtë kufijve të Karabakh. Në fund të shkurtit të këtij viti në qytetin azer Sumgait, me miratimin e autoriteteve, u orgaanizua një pogrom i madh kundër armenëve rezidentë aty. Viktimat qenë disa qindra. Në dy vitet në vazhdim masakra të ngjashme u zhvilluan në Kirovabad (qyteti i dytë i vendit) dhe në janarin e 1990 në Bakù, kryeqytet, ku armenët, pasi kishin pësuar humbje të shumtta, u shpëtuan nga Ushtria e Kuqe që ndërhyri me vonesë vetëm atëhere kur pogromi antiarmen mori tonet e një tentative për të delegjitimuar Partinë Komuniste.

Në total, viktimat e pogromeve të ndryshme të ndodhura në Azzerbajxhan shkuan në disa mijëra. Në vijim të këtyre fakteve, të gjithë armenët rezidentë në këtë vend (me përjashtim të banorëve të Karabakh) u larguan me shpejtësi, duke braktisur gjithçka kishin. Paralelisht, azerët rezidentë në Armeni, rreth 150000, u larguan, pa pa pësuar dhunë dhe duke mundur t’i shisnin pronat e tyre dhe duke marrë me vete gjërat e tyre.

Me rritjen e tensioneve midis armenëve dhe azerëve, në janarin e 1989 Kremlini vendosi që ta pezullojë përkohësisht administratën azere të Karabakh dhe ta zëvendësonte me një komitet të varur direkt nga Moska. Por në vijim të protestave azere të nëntorit të atij viti, ky komitet u shkri dhe Karabakh u rikthye nën sovranitetin e plotë azer. U shkrinë organizmat adiminsitrativë lokalë dhe në rajon u vendos një regjim ushtarak që kishtë qëllim restaurimin e pushtetit azer. U kryen arrestime masive dhe u rritën persekutimet kundër popullsisë armene, e cila u përgjigj me bojkote dhe greva.

Reagimi azer qe jashtëzakonisht i eger: rajoni u rrethua dhe u bllokuan të gjitha komunikimet me jashtë; shumë fshatra armene u sulmuan dhe banorët e tyre u vranë ose u detyruan të largohen. Njëkohësisht armenët, për të krijuar një vetëqeverisje dhe organizuar mbrojtjen e tyre, krijuan në shtatorin e 1989 një Komitet Kombëtar Armen të Karabakh. Paralelisht me këtë nisi edhe një lëvizje rezistence të armatosur për të përballuar ofensivën e gjerë e nisur nga Azerbajxhani që tentonte të përzinte armenët nga Karabakh. Më 1 dhjetor 1989, në një seancë të përbashkët të Sovjetit Suprem të Armenisë dhe të Këshillit Kombëtar të Karabakh, u dekretua bashkimi i Karabakh me Armeninë. Më 19 janar 1990 ky vendim i hodh poshtë nga Sovjeti Suprem i Bashkimit Sovjetik pasi në kundërshtim me kushtetutën atëhere në fuqi.

U shkua kështu në 1991, vit i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në prillin e 1990 qeveria azere, me pjesëmarrjen aktive e formcave të armatosura sovjetike, nisi “Operacionin Unaza” për të kompletuar veprën e spastrimit etnik të Karabakh. Gjë që u arrit, pjesërisht, në veriun e rajonit. Më 30 gusht të po këtij viti Azerbajxhani shpalli pavarësinë e tij nga Bashkimi Sovjetik. Tri ditë më pas, në një seancë të përbashkët të Sovjetit rajonal dhe të sovetëve zonalë të rajonit, u dekretuar shkëputja nga Azerbajxhani dhe u shpall njëkohësisht Republika e Karabakh Malor. Kjo ndodhi mbi bazën e një neni të kushtetutës sovjetike, ende në fuqi, sipas të cilës nëse një republikë sovjetike (si Azerbajxhani) vendosej të shkëputej nga Bashkimit Sovjetik, atëhere republikat apo rajonet autonome të ndryshme të ndodhura në republikën që shkëputej (siç është rasti i Karabakh) kishin të drejtë që të mund të shkëputeshin prej saj.

Më vonë, në dhjetorin e po këtij vviti, një referendum popullor sanksionoi krijimin e Reppublikës së Karabakh Malor, që akoma sot nuk njihet ndërkombëtarisht. Pak më vonë, më 8 janar të 1992, u krijua një qeveri e kryesuuar nga Oleg Yessaian, ndërsa Artur Mkrtcian u zgjodh President Republike. Pas vdekjes së këtij të fundit, e ndodhur 3 muaj pas emërimit të tij, posti u tij u mor përkohësisht nga zëvendëspresidenti Gheorghi Petrossian. Më pas, në muajin gusht, qeveria dha dorëheqjen dhe në vend të saj u krijua Komiteti i Mbrojtjes Shtetërore, i kryesuar nga Robert Kociarian, të cilit ju atribuan funksionet e qeverisë.

Në vijim të këtyre fakteve u rrit më tej tensioni midis Karabakh dhe Azerbajxhani, që duke qenë faktikisht i përjashtuar nga Karabakh, dëshironte që të rivendoste autoritetin e tij. Përveçse krijuan një bllokim total përreth rajonit të kontestuar, azerët nisën një ofensivë ushtarake në kuptimin e vërtetë të fjalës kundër tij, me të shtëna artilerie dhe bombardime ajrore e tokësore të qendrave të banuara.

Pati mijëra viktima midis popullsisë civile, që në vijim të bllokimit të vendosur nga Azerbajxhani, u privua nga ushqimi, ilaçet e kurat mjekësore dhe, për t’i shpëtuar bombardimeve, u detyrua të gjente strehim në bodrumet e banesave në kushte jetesë të ngjashme me ato në të cilat u gjendën banorët e Sarajevës pakashumë në po ato vite. Duke qenë se Karabakh ishte krejtësisht i izoluar dhe se nuk kishte kufi të përbashkët me Armeninë, duke qenë i ndarë nga korridor i ngushtë prej 7 kilometrash, forcat e rezistencës armene në radhë të parë kërkuan që të çajnë rrethimin dhe ta pushtojnë këtë korridor që do t’u mundësonte komunikime të lira me Armeninë. Këtë e arritën, falë faktit që forcat ruse e dislokuara në rajon qenë tërhequr.

Qe kështu që midis 1992 dhe 1994, luftëtarët armenë, ndërkohë të lidhur ne ushtrinë e rregullt e republikës së sapolidnur, arritën që ta kapin kufirin armen dhe ta pushtojnë atë rrip territori që rrethonte ish Rajonin Autonom e Karabakh Malor nga ku niseshin bombardimet kundër qendrave të banuara armene. Përkrah këtyre fitoreve ushtarake, armenët pësuan edhe humbje, duke humbur një pjesë të territoreve veriore të Karabakh, që u pushttuan nga forcat e armatosura azere. Me pushtimin e këtij rripit territori u zhdukën bazat e nisjes së bombardimeve dhe, për pasojë, u lehtësua situata e popullsisë lokale. Ndërsa në zonat e pushtuara nga trupat azereu zbatua spastrimi etnik që shtrëngoi mijëra  armenë të braktisnin banesat e tyre dhe të largoheshin.

Të preokupuara prej aktiviteteve luftarake, Ministrat e Jashtëm e vendeve anëtare të OSBE më 24 mars 1992 vendosën që të mbajnë një konferencë paqeje në Minsk me pjesëmarrjen, përveç Armenisë e Aazerbajxhanit, edhe të Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Italisë, Gjermanisë, Çekosllovakisë dhe Suedisë. Në të të do të duhej të merrnin pjesë edhe përfaqësues “të zgjedhur e të tjerë” të Karabakh.

Pas tentativash të ndryshme për të vendosur armëpushim, i zbatuar pjesërisht nga shtete të ndryshme, në majin e 1994, falë një ndërmjetësimi rus, u arrit në një armëpushim, por që nuk e zgjidhi problemin themelor, domethënë përkatësinë e rajonit në Armeni apo në Azerbajxhan, pas faktikisht Karabakh (përjashto zonën veriore) është në duart armene, por Azerbajxhani i reklamon posedimim, duke premtuar një jo të mirëpërcaktuar “shkallë të lartë autonomie”. Ndërsa Armenia dhe Karabakh, duke parë precedentët, duke mos i besuar premtimeve azere, pretendojnë se Karabakh nuk është nën Azerbajxhanin, ka një vijueshmëri territoriale me Armeninë dhe garanci të sigurta për sigurinë e vet.

Në këtë kontestim territorial palët në konflikt i bazojnë pretendimet e tyre mbi parime të ndryshme dhe vështirë të pajtueshme. Azerbajxhani paraqet si bazë të kërkesave të veta parimin e integritetit të kufijve, ndërsa Karabakh e vë theksin mbi parimin e vetëvendosjes së popujve, parim ky që në një kontekst demokratik as nuk mund të shmanget, as nuk mund të kundërshtohet. Veç kësaj, Azerbajxhani e konsideron këtë si një kontestim midis tij dhe Armenisë, në mënyrë që ta akuzojë këtë të fundit për synime territoriale; për këtë motiv, qeveria e Bakù refuzon të bisedojë me përfaqësuesit e Karabakh. Nga ana e saj, Armenia e refuzon një qasje të tillë dhe pohon se është e nevojshme që të mbahen traktativa direkte midis Azerbajxhanit dhe Karabakh; veç kësaj, qeveria armene pranon që për të është e pranueshme çdo zgjidhje që është e pranueshme edhe ppër Karabakh. Kjo gjendje e gjërave është e komplikuar nga interesat e kundërta e fuqive që dëshirojnë ta rrisin pushtetin e tyre në rajon: Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Iranit.

Kësaj i shtohen konfliktet e interesit të lidhura me shfrytëzimin e naftës azere dhe vajtja e saj drejt Europës. Azerbajxhani kërkon ta shfrytëzojë armën e naftës për ta shtyrë Perëndimin që t’i shtrëngojë armenët t’ia cedojnë Karabakh. Në këtë ka mbështetjen e plotë të Turqisë dhe të qarqeve influente amerikane. Fillimisht mendohej të kalonte nafta azere në Turqi, nëpërmjet rrugës më të shkurtër, domethënë duke kaluar Armeninë, por kjo nuk është pëlqyer as nga Azerbajxhani, as nga Turqia, që do të donin ta tranzitonin nëpërmjet Gjeorgjisë, por kjo do të shkaktonte një zgjatje të naftësjellësit dhe, veç kësaj, do të nxiirrte krejtësisht jashtë loje Rusinë dhe Iranin, që prandaj i kundërvihen këtij projekti.

Amëpushimi, i vendosur më 1994, deri më tani ka rezistuar, por bëhet fjalë për një armëpushim të brishtë dhe për këtë motiv OSBE vazhdon një punë të  vështirë ndërmjetësimi për të arritur një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët. Armenët, duke u bazuar mbi parimin se lëshimet duhet të jenë reciproke, kanë demonstruar gadishmëri për t’i ceduar një pjesë territoresh përreth Karabakh, duke kërkuar në shkëmbim njohjen e pavarësisë së këtij të fundit nga ana e Azerbajxhanit (ose aneksimin me Armeninë). Veç kësaj, armenët do të donin që njohja nga ana e azere e pavarësisë së rajonit të jetë kontekstuale (dhe jo suksesive) me cedimet e tyre territoriale.

Kurse Azerbajxhani propozon tërheqjen paraprake e të gjitha forcave armene dhe më pas vetëm nisjen e bisedimeve lidhur me gjendjen juridike të Karabakh, lidhur me të cilin propozimet e e tij deri më tani nuk kanë shkuar përtej njohjes së një “shkalle të lartë autonomie”. Është e qartë se po të pranojnë qasjen azere, armenët do të privoheshin nga arma e vetme e prirur që të siguronte njohjen e pavarësisë së Karabakh, që me t’ju kthyer Azerbajxhanit territoret përreth rajonit, do të bëhej shumë i cënueshëm përballë një sulmi të mundshëm azer, i prirur që të ripushtonte të githë Karabakh.

Në kuadër të propozimeve të ndryshme është hedhur në mënyrë të përsëritur hipoteza e lejimit të azervë të një rripi toke në jug të Armenisë – i ashtuquajturi Korridori Meghrì – për t’i mundësuar Azerbajxhanit të arrijë vijueshmërinë territoriale me Nakhicevan, rajon që i përket, por nga i cili është i ndarë nëpërmjet një diafragme të përbërë nga pjesa jugore e Armenisë. Në shkëmbim të këtij cedimi, Azerbajxhani do t’ia cedonte Karabakh Armenisë. Por kjo e fundit deri më tani e ka kundërshtuar, duke pohuar se nuk është e gatshme që të cedojë një territor armen për të marrë në shkëmbim po një territor tjetër armen.

Veç kësaj, cedimi i Meghrì Azerbajxhanit do ta privonte Armeninë nga kufiri me Iranin, vend mik, që përbën rrugën kryesore të komunikimit të Armenisë me jashtë. Përveç kësaj, me cedimin e Meghrì, Armenia do të privohej nga tri anë me shtete armike, Turqinë dhe Azerbajxhanin. Në veri do të mbetej Gjeorgjia, vend i paqëndrueshëm, që duke dëshiruar të çlirohet nga zgjedha ruse, afrohet gjithnjë e më shumë me Turqinë. Me gjithçka që kjo mund të sjellë për Armeninë.

Në projektimin e një zgjidhjeje ndaj këtij problemi duhen mbajtur në konsideratë disa fakte.

I pari. Tashmë qysh nga 1988,  Karabakh nuk është më nën sovranitetin azer dhe, sa më shumë kalon koha, aq më vështirë popullsia e rajonit do të ishte e gatshme që të pranonte një rikthim në kuadër të Azerbajxhanit, edhe pse persekutimet kundër rmenëve në epokën sovjetike dhe pogromet e spastrimet etnik e kryera në periudhën passovjetike nga ana e Azerbajxhanit bëjnë të parashikohet se një rikthim nën sovranitetin e tij do të nënkuptonte fundin e armenëve të rajonit.

I dyti. Anipse jo i njohur ndërkombëtarisht, Karabakh është sot një shtet i pavarur, me të gjitha atributet e tij: qeveri, parlament, ushtri. Në kryeqendër ka një universitet; në vende të ndryshme (Armeni, Rusi, Francë, Liban, Shtete të Bashkuara etj.) ka misione me funksion përfaqësimin gjysmëzyrtar e qeverisë së Karabakh.

I treti. Aneksimi i Karabakh nga Azerbajxhani është qartazi një sajesë staliniane, pasi etnikisht dhe gjeografikisht Karabakh ishte dhe është armen. Kështu, shkëputja e tij nga Azerbajxhani nuk duhet nënkuptuar një gjymtim apo poshtërim i këtij, por si një akt drejtësie në funksion të demokracisë. Ashtu si Franca në kohën e saj hoqi dorë nga Algjeria ose, në vitet e mëpasme Çekosllovakia ka pranuar shkëputjen e Sllovakisë, ashtu edhe Azerbajxhani duhet ta pranojë shkëputjen e Karabakh.

I katërti. Shpallja e Republikës Autonome të Karabakh Malor ka qenë një zgjidhje e ndërmjetme për të mos pasur as fitimtarë dhe as të humbur. Armenët që kërkonin shkëputjen nga Azerbajxhani dhe bashkimin me Armeninë kanë siguruar shkëputjen nga Azerbajxhani, por jo aneksimin. Azerbajxhani që ishte kundër aneksimit me Armeninë dhe donte ta ruante posedimin e rajonit ka siguruar që rajoni të mos aneksohej me Armeninë, por i ka humbur posedimin. Kështu, secili prej konkurrentëve ka siguruar diçka, por jo gjithçka që donte. Të dyve u është dashur të heqin dorë nga diçka.

I pesti. Për sa është i rëndësishëm parimi i mosdhunueshmërisë së kufijve, ai nuk mund të transformohet në një lloj dogme të jomodifikueshmërisë së tyre, sidomos nëse ai hyn në konflikt me parimin e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, pasi ky nuk mund t’i nënshtrohet atij; përndryshe do të minoheshin vetë themelet e demokracisë, pasi praktikisht do të arrihej të kishim popuj të nënshtruar, që mund të vendosin për vetëveten (në këtë rast, azerët) dhe popuj dominues që nuk mund të vendosin për vetëveten (në këtë rast, armenët e Karabakh).

Ashtu si kontestime të ngjashme territoriale, edhe problemi i Karabakh nuk duket të lehtësisht dhe shpejt i zgjidhshëm, duke pasur parasysh distancën që ndan pozicionet midis palëve, të dyja mosbesuese ndaj njëra tjetrës. Ndoshta më shumë se kërkimi i një marrëveshjeje të plotë, do të ishte më realiste që për momentin të liheshin gjërat siç janë dhe të veprohej në aspektin e një rivendosjeje graduale të raporteve njerëzore, ekonomike e kulturore midis Armenisë e Karabakh nga njëra anë dhe Azerbajxhanit nga ana tjetër.

(nga Geopoliticus) bota.al

Të fundit