Autor: Lorik Idrizi
Vetëm Sllovenia përfaqëson vlerat e demokracisë liberale në Ballkan, ndërkohë që Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi karakterizohen si autokraci zgjedhore, tregon analiza e KDP duke u bazuar në raportin e Institutit për Demokraci në Universitetin e Gothenburgut.
Sipas raportit, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë diku në mes, të ranguara si “demokraci zgjedhore”.
Më poshtë gjeni tabelën e renditjes në bazë të indeksit të demokracisë, me ç’rast në pozitën më të lartë është Sllovenia kurse në atë më të ulët gjendet Serbia.