Akt-akuza e prokurorëve të Hagës ndaj drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm, nga dosja hetimore që disponon gazetari Top Channel Muhamed Veliu, bazohet në krimet e kryera në paraburgimet e UÇK-s, në disa rajone të Kosovës si edhe vrasjet.
https://youtu.be/9JmNrg0xO20
Prokurorët thonë se dy ishin kategoritë e personave të shenjëstruar në mënyrë agresive nga UÇK e si pasojë prodhuan 87 viktima. Të konsideruarit bashkëpunëtor të Serbisë përfshi nënvleftësuesit e luftës çlirimtare.
Në dosjen hetimore prokurorët kanë renditur tre lista.
E para me 59 persona shumica shqiptarë por edhe me origjinë boshnjake e malazeze të vdekur në paraburgime.
Lista e dytë sjell emrat e 12 të vrarëve në Llapushnik dhe malet e Berishës. Prokurorët e kanë patur të lehtë të hartojnë listën e tretë me 16 viktima, pasi i referohen komunikatave të UÇK që merrte përsipër ekzekutimin e tyre.
Lista e parë sjell emrat e tre persona të vrarë në Jabllanicë përfshi një boshnjak dhe 3 malazez të pa identifikuar.
Të vrarë në Likoc, prokurorët kanë identifikuar 4 persona.
Llapushniku mban numrin më të madh të të vrarëve në këtë dosje 13 ku përfshihet edhe një serb.
Kjo listë vijon me emrat e 5 të vrarëve që të gjithë shqiptarë në Drenoc.
Ndërsa në Malishevë listohet i vrari Shani Rama.
Dy të vrarë në Barë, ndërsa në Qirez të paktën 6 persona të vrarë e të identifikuar.
7 shqiptarë dhe një serb të vrarë në Lllapashtica.
2 në Shalë, 5 në Kleçk mes tyre një serb.
Kjo listë mbyllet me emrat e tre shqiptarëve të vrarë në Zllah.
Të Vrarë në Jabllanicë.
Jah Bushati
Luz Gjoka
Nerad Remistar përfshi një boshnjak dhe 3 malazez të pa identifikuar.
Skënder Kuqi,
Pal Krasniqi dhe Shaqe Berisha.
Të vrarë në Likoc.
Riza Krasniqi, Ismet Demaj,Bardhec Laci dhe Fehmi Mulaku.
Të vrarë në Llapushnik:
Elmi Sinani, Hamdi Sinani, Afrim Qeriqi,Ajet Gashi, Sherif Jetullah, Tafa Jetullah, Kadri Jetullah, Fehmi Tafa, Emin Jetullah, Riza Rexhaj, Shaban Hoti, Stamen Genov dhe Daut Gashi.
Të vrarë në Drenoc.
Hidaj Popaj, Bedri Berisha,Samedin Berisha, Sali Berisha dhe Muharrem Dema.
Vrarë në Malishevë:
Shani Raba
Të vrarë në Barë:
Milovan Stankovic dhe Sabit Berisha.
Në Qirez të paktën 6 persona të vrarë e të identifikuar.
Të Vrarë në Llapashtica:
Idris Svarqa, Avdyl Avdyli, Rushit Ballovci,Agim Musliu, Dragan Ralic, Mustafe Pllana, Hetem Jashari dhe Petrit Bajcinovci.
Të vrarë në Shalë:
Jakup Kastrati dhe Cen Desku.
Të vrarë në Kleckë:
Miljan Mitrovic, Sherafedin Ajeti, Jakup Muharremi, Islam Qardaku dhe Naser Hasani.
Të vrarë në Zllah:
Driton Babiqi, Rahim Gashi dhe Latif Krasniqi
Sipas zyrës të prokurorit special, viktimat e mësipërme të identifikuara, përfaqësojnë një kampion të atyre të mbajtur nëpër paraburgime në mënyrë të padrejtë.
Në faqen 8 të dosjes, prokurorët flasin edhe për vrasje të mirëfillta renditur në listën e dytë, për të cilat thonë se ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm se janë kryer nga ushtarë të identifikuar të UÇK.
Ata janë:
1-Skender Kuqi i vrarë në Jabllanicë,
2-Dobrivoje Salevic në Kleckë, një qytetar rom i paidentifikuar afër Llapashticës dhe 3-Fehmi Tafa në Llapushnik.
Sikurse ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm theksojnë prokurorët, se u vranë më 25 Korrik 1998 në malet e Berishës të ndaluarit nga Llapushniku.
4-Emin Emini,
5-Ibush Hamza
6-Hyzri Hajrizi
7-Shaban Hoti
8-Safet Hysenaj
9-Bashkim Rashiti
10-Lutfi Xhemshiti
11- Shyqyri Zymeri
12-Hasan Hoxha
Listës së parë me 59 persona të vdekur në paraburgime dhe asaj të dytës me 12 të vrarë i shtohet një listë e tretë me 16 të vrarë në faqet 28 dhe 29 të dosjes.
Prokurorët e Hagës thonë se e bazojnë këtë listë, në komunikatat e lëshuara nga vetë UÇK, që merrte përsipër vrasjen e tyre.
Motivi i vrasjes theksojnë prokurorët, është se ata konsideroheshin tradhtarë dhe bashkëpunëtor.
Personat në këtë listë të tretë, ishin identifikuar nga UÇK si spiunë dhe bashkëpunëtor të Serbisë, njëri prej tyre për aktivitet të rrezikshëm anti kombëtar.
Mes të vrarëve në këtë listë edhe nënkryetari shqiptarë i partisë Socialiste të Serbisë Maliq Sheholli.
Të tjerë bashkëpunëtorë të reagimit serb, përfshi Dalip Dugollin i cilësuar si njeriu më i besuar i Milloshevicit në Petreshicë afër Shtime.
Vrasja e gjithsecilit prej tyre thonë prokurorët u urdhërua nga Shtabi përgjithshëm nën moton “vdekje armikut dhe tradhtarëve”
Emrat lista e tretë
- Behxhet Mucaku
- Shukri Krasniqi
- Faik Bellopaja
- Maliq Sheholli
- Fazlli Hasani
- Jusuf Halitaj
- Fehmi Halitaj
- Mehmet Gashi
- Hetem Dobruna
- Palush Syla
- Idriz Nishori
- Ali Qellopeku
- Ramiz Leku
- Qamil Gashi
- Dalip Dugolli
- Mustafa Kurti