ryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media, për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Ish-kryeministri Kurti ka përgëzuar punën e Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se koka e krimit të organizuar nuk është në Karaçevë.
“Krimi i organizuar në Karaçevë nuk e ka kokën në Karaçevë. Gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin në Karaçevë, jo kokën. Uroj që të mos dal ajo e mbrëmshmja edhe një shfaqje më shumë e regjimit të vjetër. Pas aksionit të mbrëmshëm nevojitet prani e përhershme në Karaçevë të Dardanës”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
“Numri më i madh i kriminelëve të paqes për metër katrorë në Republikën e Kosovës është në Prishtinë”, ka shtuar Kurti.
Në aksionin policor të së premtes, për kapjen e veprimtarive të kundërligjshme u arrestuan mbi 30 persona në fshatin Karaçevë, në mesin e tyre 10 policë.
Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.