Parlamenti Europian miratoi me 601 vota pro, 57 kundër dhe 36 abstenim, një rezolutë që dënon veprimet e paligjshme të Turqisë në zonën ekonomike ekskluzive të Greqisë dhe Qipros. Gjithashtu përsëriti solidaritetin me këto dy të fundit.
PE shprehu shqetësimin e saj në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm ushtarak, midis shteteve anëtare të BE dhe një vendi kandidat dhe i bën thirrje Këshillit të marrë në konsideratë sanksione shtesë në rast të mosrespektimit të ligjeve nga Ankaraja.
Eurodeputetët kanë shprehur solidaritetin e tyre të plotë me Greqinë dhe Qipron dhe deklaruan se BE është e qartë dhe e vendosur për të mbrojtur interesat e tyre.
Eurodeputetët i kërkuan Turqisë që të përfundojë menjëherë kërkimet e paligjshme dhe shpimet në Mesdheun Lindor, të mos shkelë hapësirën ajrore dhe ujërat territorial greke dhe qipriote dhe të ndalojë “retorikën nacionaliste”.
Në fund, Parlamenti Evropian theksoi nevojën për dialog dhe bashkëpunim për të shmangur sanksionet ndaj Turqisë dhe i bëri thirrje Këshillit të përgatisë masa të mëtejshme në rast të mungesës së progresit me Ankaranë.