“Kultura nuk është vetëm ajo që lexojmë, ajo që shkruajmë, ajo që pikturojmë, kultura është një vështrim, një buzëqeshje, një sjellje, një gjest dhe të folurit. Ajo është në ne, vërehet me përshëndetjen e parë dhe deri te kënga, fotoja … “
Shkruan: Katerina Topallova
Në këtë mendim të Ivo Andriqit është shkruar i gjithë hidhërimi ynë. I gjithë qëndrimi ynë ndaj personit pranë nesh, ndaj partnerit, ndaj radhës para bankës, tek arka në supermarket, gjithë padurimi në trafik, mënyra sesi gjejmë parkim, (mos)respektimi i institucioneve, i ligjit, i natyrës, i vendit në të cilin jetojmë .
Kostume të shtrenjta, puro aromatike dhe taka të lëmuara, çanta lëkure dhe makina të shpejta, të gjitha mjerimet e pasura në të cilat i harruam shpirtrat tanë.
Fotografi të lumtura familjare në instagram dhe harmoni e ftohtë në shtëpi, nevoja për të pëlqyer njëri-tjetrin para se ta duam njëri-tjetrin.
Gjithnjë e më shpesh kam ndjesinë se bëjmë gjëra të këqija dhe gabime thelbësore çdo ditë sepse kjo do të përfundojë së shpejti, sepse rregulli do të vendoset dhe se ajo “liri” do të na merret.
Rrënimi i shtyllave themelore të një sistemi ka shkatërruar të ardhmen e jetës sonë dhe të fëmijëve tanë për vite me radhë. Kur dhe si kemi gabuar? A ka kthim nga kjo mungesë? Ku të çon ky kjo paudhësi?
Të gjitha garat në shoqërinë tonë janë për pushtet më të madh mbi gjërat që dështojnë çdo ditë. Për ne është më e rëndësishme se çfarë thonë të tjerët sesa ne i themi vetes. Ne jemi bërë skllevër të gënjeshtrave tona, gënjejmë se kënaqemi, se jetojmë derisa na vdes shpirti.
Kemi shumë nevojë për vëmendje dhe e kërkojmë nga të gjithë me çdo kusht. Ne e ekspozojmë veten atje ku nuk duhet, nuk zhvishemi para vetes. Ne i kalojmë pasqyrat sepse nuk e njohim më personin që shohim atje. Kur dhe ku kemi gabuar?
Si e lejuam veten të qeshim me lot dhe të qajmë me një buzëqeshje?
Çfarë lloj zotërish e konsiderojmë veten kur hedhim mbeturinat nga shtëpia në park pranë koshit të plehrave, kur nuk kemi gjestikulacione gjatë shprehjes së dashurisë, kur gënjejmë se jemi të bukur dhe nuk dimë si të gëzohemi për lumturinë e njerëzve të tjerë?
Kur dhe ku kemi gabuar? Në çfarë jemi shndërruar?