E diel, 14 Prill, 2024

Arrestimi i gjyqtares Mimoza Margjeka – Detaje të reja mbi dosjen

Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i gjyqtares Mimoza Margjekës dhe avokatit Skënder Demiraj.

Një ditë më parë, SPAK njoftoi se kishte arrestuar disa persona, të dyshuar të përfshirë në një skemë korrupsioni, për lirimin nga qelia e një të paraburgosuri, që akuzohej për trafikim të qënieve njerëzore.

Ata synonin që të ndryshonin masën e sigurisë së Orion Balin nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, SPAK përmes përgjimeve dhe filmimeve ka vërtetuar dhe siguruar provat se gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj, dekan i fakultetit të Juridikut në Universitetin e Durrësit, Arben Cara kanë marrë ryshfet.
Hetimet kanë nisur pas përgjimit të një telefonate mes vëllait të të paraburgusurit dhe nënës së tij Afërdita.
Nëna thoshte se nuk mund të mbahej në burg për trafik qeniesh njerëzore. Vëllai i të paraburgosurit ka hyrë në skemë, duke dashur të lirojë të vëllanë.
Tek gjyqtarët e Apelit në Korçë do të duheshin të paguhen 6 mijë euro. Në një moment, Afërdita Bali diskuton me djalin se nuk di nëse kanë 6 mijë euro.

“Nejton i thotë të ëmës se ka komunikuar me të vëllanë, Orionin të cilin e ka sqaruar se ka biseduar me Skënderin dhe se kërkon 6 mijë euro si fillim për ta nxjerrë në arrest shtëpie dhe 4 mijë euro shkojnë në 10 mijë euro. Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim pasi ka 3 gjyqtarë dhe nga dy secili, për të mos llogaritur më pas edhe Skënderin”, zbardhet nga përgjimet e SPAK.

Në këtë moment, hyn në lojë avokati Demiri që kontakton me një biznesmen. Ky i fundit thotë se nuk njeh gjyqtarët, por djali i tij Klaudio Zhilla, njeh gjyqtarë.

Këtu hyn në lojë dhe bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, që siç raporton News 24 dhe BW duke iu referuar kësaj dosjeje, i merr paratë përmes Zhillës në një moment dhe më pas e takon bashkëshortja Mimoza Margjeka.

Gjykata e Korçës vendos të ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”. Në këtë moment, Skënder Demiraj e merr në telefon vëllanë e Oriol Balit dhe i thotë se “gjithçka u krye”.

Të fundit