Microsoft ka njoftuar në faqen zyrtare se “ka zbuluar dhe ndaluar” një seri sulmesh kibernetike që vijnë nga hakerat në Rusi, Kinë dhe Iran.
Sipas kompanisë, këto sulme synonin “njerëz dhe organizata të përfshira në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke përfshirë sulme të pasuksesshme ndaj njerëzve të lidhur me fushatat e Trump-it dhe Biden-in.”
Paralajmërimi nga gjigandi i teknologjisë synon të tre aktorët e njëjtë të huaj të identifikuar nga zyrtarët e inteligjencës amerikane se kërkojnë të minojnë besimin në zgjedhjet e ardhshme.
Kompania thotë se grupi i hakimit me bazë në Rusi, Strontium: “ka përparuar me taktikat e saj që nga zgjedhjet e vitit 2016 për të përfshirë mjete të reja zbulimi dhe teknika të reja për të mashtruar me operacionet e tyre”.
Grupi, i cili synonte si demokratët ashtu edhe republikanët, u përmend në raportin e këshilltarit special Robert Mueller mbi ndërhyrjen e zgjedhjeve për sjellje të ngjashme në vitin 2016, tha Microsoft.
Microsoft arriti në përfundimin se një grup me bazë në Kinë “indirekt dhe pa sukses” shënjestroi fushatën e Joe Biden për President përmes llogarive në e-mail që u përkisnin njerëzve të lidhur me fushatën.
“Ndërhyrjet kibernetike që ndikojnë në fushatën apo infrastrukturën zgjedhore kanë potencialin të shkaktojnë ndikime të konsiderueshme negative në integritetin e zgjedhjeve. Kundërshtarët tanë vazhdimisht kërkojnë për të shfrytëzuar rrjetet e prekshme të SHBA-ve, dhe rrjetet e shoqëruara me organizata politike dhe fushata nuk bëjnë përjashtim”- tha FBI në një deklaratë.
Në fillim të kësaj jave, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se Rusia po përhap dezinformim në lidhje me shëndetin mendor të ish-zv.presidentit Joe Biden.