Kosova ka kujtuar afro 3,000 persona të vrarë në vitin 2001 në sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington të SHBA-së. Homazhe janë mbajtur në Bulevardin Bill Clinton, në Prishtinë. Zjarrfikësit, policia dhe ambulancat kanë ndezur sirenat në kujtim të viktimave. Në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë vendosur kurora lulesh te memorali “Kosova Kujton”. Sulmet e 11 shtatorit 2001 kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz në aktin më të madh terrorist në historinë amerikane.