E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Rudina Xhunga: Koha e Mihalëve në turizëm duhet të mbarojë!

Është rikthyer ditën e sotme historia e një viti më parë e Mihal Kokëdhimës.

Ai në një intervistë për “Shqipëria Live” në “Tch” ka treguar versionin e tij të ngjarjes, që bëri bujë në mediat shqiptare por jo vetëm.

Kokëdhima ka arsyetuar veprimet e tij, ndërsa është munduar që ta paraqesë veten si viktimë në të gjithë këtë histori.

Në po të njëjtin emision, gazetarja e njohur Rudina Xhunga, ka thënë se koha e Mihalëve në turizëm duhet të marrë fund, dhe edhe pas rrëfimit të Kokëdhimës, Xhunga shprehet se ajo nuk është e nuk do të jetë kurrë me të.

Ruxina Xhunga: Unë mendoj se koha e Mihalëve në Shqipëri ka mbaruar. Ata mund te japin intervista si kjo sot, por duhet ta dinë mjaft mirë se koha e tyre e turizmit; plaçkit, merr pa leje,, sulmo se të prishën qejfin, e mos pyet për imazhin e Shqipërisë, për imazhin e turizmit, mos pyet për faktin që ti po dëmton një prej burimeve te te ardhurave, më të mëdha të këtij vendi ka marrë fund. Ose më saktë Mihail Kokëdhima, ka ndihmuar që të marrë fund, me mënyrën e tij si i bëri të gjithë kundër, dhe nuk ka intervistë ekskluzive të Mihailit që ta lehtësojë atë. Mund ta lehtësojë nga ana njerëzore. Porasgjë nuk më bën mua të bëhem me Mihalin edhe pas kësaj interviste, përkundrazi koha e Mihalëve ka mbaruar, dhe kjo nuk ka lidhje qeverinë Rama që kishte një ministër që u çoi lule njerëzve që rrahu Mihali. Pas zgjedhjeve, nëse ka një qeveri tjetër, një qeveri Berisha-Meta të cilët përkrahin Mihalët, Shqipëria mori fund, Shqipëria turistike mori fund. Ndaj mendoj qe kjo çështje nuk është as emocionale, as politike. Është jetësore. Turizmi është jetësor për ne. Vendi ynë nuk ka më nevojë për Mihalët, bënë ç’bënë ata, mbaroi koha e tyre.

Pyetje se gazetareve a e njihte Mihalin dhe a kishte qenë ndonjëherë në restorantin e tij, Rudina Xhunga ju pergjigj:

Unë kam qenë tek Mihali, Ai ka pasur një sjellje shumë normale, kemi folur, gjithçka shume normale. Pavarësisht kësaj, unë vërtetë nuk kam dëshirë që të rri në mes të diellit për të folur për Mihal Kokëdhimën. Shqipëria është e bërë e gjitha nga oaze të tilla Kokëdhimësh, i ke kudo nga Karaburuni në Sazan.

Flori Gjini: Pse nuk reagohet?

Rudina Xhunga: Reagohet, por zëri ynë është më i ulët se i të huajve. Oprah Winfrey ishte në Zvicër, i ndodhi që një zonje në dyqan i tha ‘ti nuk e pwrballon dot çmimin e kësaj çant’e, e gjithë Zvicra reagoi për imazhin që po i shkaktonte, po t’ja kishin bërë një gazetareje vendase, nuk do të ndodhte mbase njësoj. Është e kuptueshme që jehonën ja dha fakti se kush ishte, spanjolli, por le ta përdorim këtë jehonë për t’i dhënë fund kohës së Mihalëve, dhe këtë e them me gjithë zemër. Këtu ku jam unë është një plazh popullor, plazhi i vjetër i Vlorës, njerëzit mendojnë se është pis, nuk vijnë, ketë të ben imazhi.

Eriona Rusi: Si i bëhet, se ka shumë Mihale në Shqipëri?

Rudina: Do t’i largojmë, të bëhemi bashkë. Mihalët na bëjnë keq. Më ka ndodhur në Greqi, isha me vajzën e vogël 4 vjeç, dhe ajo i tha pronarit të hotelit ku rrija i cili kishte rreshtuar flamurët “pse nuk ke një flamur shqiptar?” Ai qeshi dhe tha, do ta vë flamurin shqiptar. Kur e pyetja, më tregoi që hoteli kishte qenë i gjyshit të tij, pastaj i babait, dhe ky ishte shkolluar për turizëm dhe tani drejtonte me shkollë këtë hotel, prandaj i tha bijës sime se do ta vë flamurin shqiptar, se po të kishte qenë gjyshi do të thoshte “shqiptar ne hotelin tim?”

Historia evoluon, turizmi do ndryshojë e do të na ndryshojë. Kjo është për çfarë dua të flas unë./ Dritare.net

Të fundit