E diel, 16 Mars, 2025

Qeveria e re – pritshmëri të vjetra

Këto ditë qarkullon një shaka: ka dy lajme, një të mire dhe një të keq , lajmi I mire është se Vmro- Dpmne është në opozitë ndërsa lajmi I keq është se LSDM dhe BDI janë në pushtet .

Autore: Katerina Topalova

‘Pazaret “ mbaruan ! U arrit marrëveshja ! LSDM dhe BDI do të formojnë kabinet qeveritar. 

Deklaratat e një muaji më pare- nuk vlejnë më. As Zaevi nuk e dërgoi Ahmetin në opozitë dhe as Ahmeti nuk siguroj një mandat  katër vjeçar  për një kryeministër shqiptar. Por të gjithë e dimë thënien ‘’Nëse nuk mund ta mundësh,bashkangjitju ” Dhe ashtu ndodhi !

Mickoski mbeti në hijen e ftohtë! Deklarata se do të fitojë dhe se do të formojë qeverinë tani më janë retorikë e zbrazët!  A do të arrijë të jetë një opozitë e fortë? 

Cilat do të jenë  sfidat më të mëdhaja të qeverisë së re?

Koronavirusi është një realitet!  Çdo ditë qindra qytetarë tanë regjitsttrohen si të sapoinfektuar nga virusi I padukshëm. Po ndërtohen spitale të montuara, po paralajmërohet një valë e rezikshme e vjeshtës . Kjo qeveri do të përballet me një sfidë të madhe në shëndetësi, do duhet të siguroj personel shëdetsorë, ta mbrojë , ta motivojë dhe ti ndihmojë të na ndihmojë ! Ta ulim numrin e te infktuarëve , të na largojë bota nga lista e vendeve me rezik të lartë, të hapen kufijtë dhe të frymojmë !

Vjeshta do sjell edhe vështirësi ekonomike. Shumë qytetarë ngelen pa punë dhe shumë të tjerë kanë frikë se së shpejti do ngelen të papaunë. Bizneset falimentojnë, borxhet po riten. Ky kabinet e ka patjetër të mendojë se si do tu ndihmojë qytetarëve ti dalin deri në fund. Shpenzimet mujore vetëm po riten, artikujt uhsqimorë çdo ditë vetë po shtrejtohen. Qytetarëve të këtij vendi u duhet ndihmë për të mbijetuar. Katër vitet e ardhshme do të ketë luftë të vërtetë për para!

Shtatori do sjell pasiguri në arsim. Plani i “pergjysmuar” i qeverisë për fillimin e vitit shkollor ëshë shpatë me dy teha. Nuk është aspak e lehtë të merret vendim për të siguruar shëndetin edukimin dhe socializimin e nxënësve , por pikërisht për këtë arsye paguhen keto ministra dhe këto antarë. Edhe mbajtja e procesit mësimorë edhe mos mbajtja kanë “kusuret” e tyre.

Na ngelet vetëm të lutemi të na gjejë e keqja më e vogël! Nga kjo qeveri pritet të sigurojë një plan efikas për mësim nga distance, siguri nape shkolla , mjete për higjienë për nxënësit dhe kuadrin arsimorë !

Mirë do ishtë,edhe pse realisht mendoj se askush më,as nga kjo apo nga asnjë qeveri tjetër nuk ka prtishmëri se do të manifestojë një luftë efikase për drejtsi dhe do ta luftojë korupsionin.

Po aq iluzion , por shpresdhënës duket se kjo qeveri duhet të luftoj për ajër më të pastër! Kjo qeveri duhet tëluftoj ta ruaj atë!

Ohri në listën e UNESCO-s dhe të kundërshtojë “sherifët vendas. Kjo qeveri do të duhet të ndihmojë fermerët t’i shesin  produktet. Kjo qeveri duhet të harrojë nepotizmin dhe ti zbatojë reformat. Kjo qeveri nuk duhet të harrojë njerëzit me sëmundje të rralla dhe

fëmijët pa prindër. Nga kjo qeveri pritet të fillojë negociatat me BE dhe të punojë për të kapitujt përmbyllës.

Nga kjo qeveri pritet të respektojë ligjet, vendin e saj dhe qytetarët e saj!

Të fundit