E shtunë, 22 Mars, 2025

VIDEO / Sefer Tahiri: Mos bini pre e korrupsionit, luftojeni për një të ardhme më të mirë

Profesori universitar dhe analisti Sefer Tahiri, në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, thotë se qytetari në asnjë rast nuk duhet të jenë pre e korrupsionit.

“Nëse ndonjë i punësuar në administratë, ndonjë polic, ndonjë mësimdhënës, ndonjë politikan apo ndonjë mjek, nëse kryeni ndonjë punë, të cilën e kanë detyrim ligjor dhe ju shikojnë nga xhepat, mos bini pre e korrupsionit, sepse ata punët e tyre i kanë detyrim ndaj jush, ndaj qytetarëve, ndaj interesit publik”, thotë Tahiri në këtë video mesazh.

Bëhu pjesë e këtij antikorrupsioni, thekson ai, i cili është më se i domosdoshëm për një të ardhme më të mirë.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të  projektit “Korrupsioni vret” që  implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa  financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Të fundit