E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Habit Vuçiç: Mund të ulem me Thaçin edhe pse akuzohet nga Haga

“Jam gati të takohem me Thaçin, nëse liderët në Prishtinë vendosin të jenë pjesë e delegacionit për bisedimet e ardhshme” – deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic për “Politiko”.

Në versionin e përditësuar të intervistës për portalin e Brukselit, kreu i shtetit serb se dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë, pavarësisht aktakuzës kundër Thacit. Edhe pse nuk pranoi të komentonte mbi aktpadinë, Vucic e artikuloi qartë se e dëshiron të fillojë me ndërmjetësimin e BE-së dialogun e ngecur për më shumë se një vit.

“Politico” kujton se BE ka sinjalizuar që synon t`i japë një shtysë të re dialogut në muajin korrik.

“Ne nuk duam të ndezim edhe më shumë konflikte politike ose fizike mes serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë dhe sigurinë e serbëve në Kosovë,” – u shpreh Vucic.

Ai tha se Beogradi duhet të vazhdojë procesin e dialogut me këdo që pala kosovare zgjedh si përfaqësuesin e saj.

“Dialogu duhet të vazhdojë. Përndryshe, çfarë mund të ndodhë? Cila do të ishte perspektiva e të gjithë rajonit?” – pyet ai, duke shtuar se përfshirja e Thacit në këtë proces varet nga liderët e Kosovës.

Të fundit