E diel, 23 Mars, 2025

NJË PROCES NDRYSHE ZGJEDHOR PËR QEVERI POLITIKE

Ekspertët thonë që zgjedhjet janë të domosdoshme për të pasur një qeveri politike, parlament dhe institucione funksionale. Por, procesi zgjedhor në kohë pandemie do të jetë i ndryshëm nga zakonshmi.  Zgjedhjet e 15 korrikut për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut do të mbahen ditën e mërkurë  dhe jo siç janë mbajtur zakonisht të dielën. Zgjedhjet për herë të parë do të mbahen tre ditë dhe kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në orën 21:00. Por si do të realizohen ato?

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjedhjet nuk do të mbahen të dielën. Votimi do të zgjasë tre ditë, ndërkohë që më 13 korrik do të votojnë personat pozitiv me Covid 19 si dhe ata në izolim. Edhe pse protokoll të saktë ende nuk ka. por ekzistojnë disa rekomandime për votim thotë nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

“Në rekomandime parashihet distancë nga dy metra, brenda në hapësirën zgjedhore të lirohen votues vetëm nëse ka paravane, dy ose tre, duke paraparë procesin që duhet të dezinfektohen në hyrje votuesit, këshilli zgjedhor duhet të mbajë maska dhe doreza, kur të afrohet të identifikohet votuesi duhet të nxjerrë maskën, hapësira duhet në çdo orë të ajroset, në dalje votuesi sërish duhet të dezinfektohet”, thotë Shehu,

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thekson se votimi fillimisht do të bëhet nga personat e infektuar me COVID-19, ata që janë në izolim, ndërsa më pas ata me sëmundje kronike. Ai thotë se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa protokolli për votim do të përfundohet në 2-3 ditët e ardhshme.

“Ne kemi një sasi të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse për të gjithë mjekët, por edhe anëtarët e bordeve zgjedhore që duhet të kryejnë zgjedhjet. I kemi punuar protokollet. Komisioni për sëmundje infektive, me kërkesë të presidentit të vendit, përgatiti një protokoll si mund të mbahen zgjedhjet. Mund të them që ky protokoll është praktikisht një protokoll i bazuar në të njëjtat parime të organizimit të çdo ngjarje, qoftë në kushte të jashtme apo të brendshme”, thekson Filipçe.

Sipas Imeri Selmanit, zgjedhje në kohë pandemie është vendim i cili ka stabilizuar frikën se vendi mund të hyj edhe në një krizë politike përkrah asaj shëndetësore e ekonomike dhe se e njëjta është shumë e nevojshme për funksionimin demokratik të shtetit.

“Maqedonia patjetër se duhet të këtë institucione demokratike të dala nga zgjedhjet. Nuk duron asnjë shtet, po as vendi jonë që ta kemi një demokraci ende të pa verifikuar ashtu sikur kanë demokracitë tjera qindravjeçare dhe ne nuk guxojmë të funksionojmë pa një parlament funksional, me gjithë trupat e parlamentit, por vetëm më një qeveri, e cila ka fuqinë edhe të qeverisë edhe të parlamentit. Kjo është një rrezik për demokracinë e vendit”, thotë Selmani.

Megjithatë bazuar në shifrat e valës së dytë që ka kapluar vendin si e sheh ministria e shëndetësisë vendimin për zgjedhje? Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani thotë se tashmë është harmonizuar protokolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Ashtu siç vepron komisioni për të gjithë shfaqjet, evenimentet, aktivitete tjera, duke i marrë ato shtyllat kryesore siç janë distance, mbajtja e maskave, përdorimi i dezinfektuesve, në atë harmonizim u përpilua edhe ky protokoll për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thotë Asllani.

Me dekret të qeverisë, kodi zgjedhor dhe procesi zgjedhor kanë pësuar ndryshime dhe si pasojë votimi do bëhet ndryshe nga procesi i zakonshëm zgjedhor. Në çdo komunë do të formohet këshill zgjedhor komunal dhe do të përbehet nga minimum 3 anëtarë, ndërsa dy prej tyre do te jenë personel mjekësor.

Të fundit