Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka biseduar me kryeministrin e Kosovës lidhur me nevojën e rifillimit të dialogut dhe çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Diskutim i mirë me kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin për bashkëpunimin në të ardhmen, reformat për rrugën evropiane, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së Covid-19, për planet ekonomike dhe investimet e ardhshme. Gjithashtu, biseduam për nevojën e rifillimit të dialogut me Serbinë dhe liberalizimin e vizave”, ka shkruar komisioneri Varlehyi në rrjetin social, Twitter.
Good & concrete discussion w new Prime Minister @Avdullah of #Kosovo on our future cooperation: reforms on European path, economic recovery after #COVID19 crisis & upcoming economic&investment plan. Spoke also on need to resume dialogue w #Serbia & visa liberalisation process. pic.twitter.com/wU0FDE6aC6
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 19, 2020
Zyra e kryeministrit të Kosovës, po ashtu ka njoftuar se përveç me komisionerin Varlehyi, kryeministri Hoti ka biseduar edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Në këto biseda, kryeministri Hoti i njoftoi diplomatët e lartë evropianë për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, veçmas për menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e kësaj pandemie. Kryeministri Hoti foli edhe për përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për ta përmbyllur me sukses perspektivën integruese evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.