Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me propozim e fundit nga Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi për lehtësimin e masave për qarkullim, duke larguar orën policore.
“Hiqet Ora Policore! Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, njoftoi Hisen Xhemaili, ministër pa resor në Qeverinë e RMV-së.
Ai njoftoi se vendimi do të fuqizohet prej nesër (27.05.2020).
“Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rrifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokoleve të duhura për punën e tyre”, deklaroi Xhemaili, duke njoftuar se ky vendim hy në fuqi prej 28 majit.
Ai gjithashtu njoftoi se kufijtë do të hapen prej 1 qershorit.
“Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetêsisë që të pregaditë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijëve ndërshtetëror nga data 1 qershorë 2020”, njoftoi Xhemaili.
Qeveria njoftoi se sot në ora 19:00, Kryeministri Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik do të kenë konferencë për media.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive./portalb