Rusia ka konfirmuar më shumë se 232,000 raste të koronavirusit – vendi i dytë me shifrat më të larta në botë. Në 24 orët e fundit vendi ka raportuar 10.899 infeksione, për ditën e dhjetë radhazi numri ka qenë mbi 10,000. Ndër të infektuarit është zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, raportojnë mediat lokale. Ai është zyrtari i fundit i profilit të lartë i cili testoi pozitivisht, pasi kryeministri Mikhail Mishustin kapi sëmundjen. Lajmet vijnë një ditë pasi Presidenti Putin lehtësoi izolimin e vendit. Punëtorët e fabrikave dhe të ndërtimit u kthyen në punë të martën, megjithëse Putin u dha të drejtën rajoneve të ndryshme të vendosnin kufizime në varësi të rrethanave lokale.
Pavarësisht numrit të madh të rasteve të konfirmuara, numri i vdekjeve në Rusi është vetëm 2,116.
Zyrtarët qeveritarë thonë se programi i testimit masiv të vendit është përgjegjës për shkallën e ulët të vdekshmërisë, por shumë besojnë se numri është në të vërtetë shumë më i lartë.
Ndërkohë, autoritetet në St Petersburg kanë shuajtur një zjarr në një njësi të kujdesit intensiv, i cili vrau pesë pacientë me koronavirus dhe detyroi evakuimin e rreth 150 njerëzve.