E diel, 20 Prill, 2025

POEZI: MERR NJË FRYMË

lëshoje veten të marr frymë
mjaft e ngulfate me përkujdesje
me frikë keqkuptimesh
me gjana tjera që njerëzve iu duhen
për të cilat lënë kokën
sepse duan të të mbajnē varur
në degën e brishtë të përngjitjes
lëshoje frerin e vetëpërmbajtjes
të absurdit dhe ligshtimit
sepse je më tepër se qenie sociale
je më tepër se ndērvarësi ditësh
që sosen në naivitetin e vetë
sepse je shumë më tepër se një
debat banal shkarravinash dhe mburrjesh
je më tepër se mit, më tepër se histori mburracake
je më tepër se klithje e gjësendeve
je më tepër se dita meskine dhe gogësimat e rëndomësisë
lëshoje veten mos e mba peng të vetvetes
sepse je më tepër se një qortim
më tepër se një kanosje
më tepër se të gjitha rrënimet dhe vetërrënimet
je më tepër se urgjencat e ditës
Lëshoje veten mos e mba fort ngjeshur
se je dritë, je mbrëmja që nderet fushave dhe nuk kërkon shpjegime
Je re kalimtare, zog shpirti
drithmë dashurishë, jeh parak lirie
je vetvetja i papërsëritshëm
që nuk e duron asnjë skemë të realitetit

 

Bardhyl Zaimi

Të fundit