E shtunë, 15 Mars, 2025

Bota e infektuar! 4 milionë njerëz të prekur nga COVID-19

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, ka arritur në 4.000.282 numri i rasteve me COVID-19 deri më tani në mbarë botën.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 1.317.552 raste, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 260.855, Italia me 217.158, Britania e Madhe me 211.015, Rusia me 187.160, Franca me 176.091, Gjermania me 170.430, Turqia me 135.721, Brazili me 141,367 dhe Irani me 104.135 raste.

Ndërkohë në Kinë ku është shfaqur virusi janë regjistruar 82.885 raste.

Vendet tjera me mbi 20 mijë raste janë si më poshtë:

“Kanadaja (64.835), Peruja (58.526), India (56.351), Belgjika (51.420), Holanda (41.774), Arabia Saudite (33.731), Ekuadori (30.298), Zvicra (30.126), Meksika (27.634), Portugalia (26.715), Pakistani (24.644), Suedia (24.623), Kili (24.581), Irlanda (22.385), Singapori (20.939) dhe Bjellorusia (20.168)”.

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 270.003 njerëz, ndërkohë janë shëruar 1.333.935 persona të infektuar si dhe vazhdon ende trajtimi për 2.299.639 persona të infektuar aktiv.

TCH/worldometer

Të fundit