E shtunë, 14 Qershor, 2025

Reporterë pa kufi – Liria e shtypit ndodhet nën presion në botë

“Reporterë pa kufi” publikon renditjen e lirisë së shtypit. Organizata kërkon që të sigurohet qasja në informacionin e lirë e të pavarur, sidomos në kohë kritike. Në renditje Shqipëria zë vendin e 84, Kosova të 70-të, Maqedonia e Veriut 92.

Për listën aktuale të lirisë së shtypit për vitin 2020, organizata “Reporterë pa kufi”, ROG ka hulumtuar situatën në 180 vende të botës. Bazë për këtë janë pyetësorët si edhe shifrat për sulmet ndaj mediave e gazetarëve. Në krye të listës qëndron Norvegjia, e ndjekur nga Finlanda dhe Danimarka. Gjermania zë vendin e 11-të, me një përmirësim prej dy vendesh.

Në fund të renditjes së lirisë së shtypit qëndron Koreja e Veriut, para saj Turkmenistani. Eritrea dhe Kina zënë vendet e 178 dhe 177. Në renditjen e lirisë së shtypit vendet e Ballkanit zenë vendet e mesit. Shqipëria renditet e 84, kurse Kosova zë një vend më të mirë atë të 70-të. Po ashtu edhe Bosnja-Hercegovina renditet në një vend më të mirë se vendet e tjera të Ballkanit, atë të 58. Serbia zë evndin 93, Maqedonia e Veriut renditet e 92-a kurse Mali i Zi renditet më keq në vendin e 105-të. Kroacia zë vendin e 59.

Pandemia e Coronës në lupë

“Gjithnjë e më pa skrupuj diktaturat, regjimet populiste dhe autoritare përpiqen të shtypin informacionet e pavarur me çdo çmim”, kritikon organizata e gazetarëve dhe si “shembuj më të rëndësishëm për këtë” merr vende Kina, Arabia Saudite, Egjipti, shtete ku ka më shumë gazetarë të burgosur. Sidomos Kina përpiqet me shumë mjete të arrijë një “rend të ri botëror të medias”, shkruan ROG në raportin e lirisë së shtypit të publikuar për vitin 2020. Efektet e kontrollit total të lajmeve kineze në krizën e Coronës i ka ndjerë e gjithë bota, kritikon ROG.

Reporterë pa kufi: Bota e ka ndjerë censurën kineze

Edhe në vende të tjera gjendja e lirisë së shtypit është keqësuar në muajt e fundit. “Pandemia e Coronës i bashkon tendencat represive në të gjithë botën si nën një lupë”, thotë zëdhënësja e bordit të organizatës “Reporterë pa kufi”, Katja Gloger. Megjithatë pyetësorët për renditjen botërore të lirisë së shtypit janë bërë para shpërthimit të pandemisë, kështu që rezultatet nuk janë pohime për gjendjen e shtypit momentalisht.

Luftimi i Fake-News përdoret si pretekst

“Reporterë pa kufi” tërheq vëmendjen në publikimin e fundit mbi lirinë e shtypit, se shumë vende e kufizojnë lirinë e shtypit nën preteksin e luftimit të “Fake Neës”. Si shembuj organizata përmend Singaporin dhe Beninin. Kurse në vende të tjera sii Rusia, India, Filipinet dhe Vietnami një ushtri e tërë “trollësh” (persona që nxisin provokime në internet)në këto vende janë në shërbim të qeverive dhe kryejnë desinformim të qëllimshëm për të diskredituar opinionin publik dhe njerëzit kritikë të mediave.

Në SHBA dhe Brazil presidentë të zgjedhur në mënyrë demokratike nxisin urrejtjen dhe dhunën. Dyshimi që populistët nxisin ndaj mediave tradicionale është shkarkuar në vitin 2019 në dhunë kundër reporterëve. Edhe në vende si Spanja, Italia, Greqia grupime nacionaliste e ekstremiste të djathta nuk tremben nga kërcënimet e drejpërdrejta.

Gjendja ashpërsohet edhe për shkak të rënies së kostos së reklamave dhe mundësisë së shpërndarjes në një kohë të rritjes së shpenzimit të prodhiit. Pasoja është-redaksi gjithnjë e më të vogla dhe një koncentrim gjithnjë e më i madh mediash, thekson “Reporterë pa kufi”. Kush do të sigurojë qasjen në informacionin e lirë e të pavarur, duhet sidomos në kohë kritike të angazhohet që gazetarët të investigojnë e të raportojnë në mënyrë të pavarur.

 

 

DW

Të fundit