Autor: Naim Rashiti
LVV dhe LDK kanë ende kohë me i ridefinu dhe rirregullu mardhëniet e tyre. Tani është testi i vërtetë për ta, për të dëshmuar se a kanë njëmend te sjellin ndryshime dhe qeverisin. Seanca e nesërme dhe debati në kuvend duhet të shërbejë qe liderët e dy subjekteve të negociojnë një paketë parimesh, duke përfshirë:
1. Heqjen e të gjitha barierave per fillimin e dialogut me Serbine, sic shihen nga miqët ndërkombëtar;
2. Bashkëpunimi i pakusht dhe kordinimi I plote me ShBA-ne dhe BE-ne
3. Emerimi i nje ekipi te ngushte por gjitheperfshires per dialogun me Serbinë
4. Krijimi I një komisioni ad-hoc parlamentar per dialogun
5. Krijimi i mekanizmit konsultativ dhe vendimmarres per te gjitha temat, prfshire emerimet
6. Bashkepunimin e plote me te gjitha institucionet dhe bartesit e tyre
LVV-LDK apo çfardo qeveri tjetër në të ardhmën nuk do të arrijë të qeverisë si duhet nëse nuk arrijnë të bëhjnë compromise përmbajtësore mes vete dhe me të gjithë liderët institucional e poltik.
Kosova do të ketë qeverisje stabile, do të ketë zhvillim, do të i ruaj miqt, ketë mbështetje ndërkombëtare, zgjidhë problemet me Serbinë dhe ec tutje vetëm nëse ka marrëveshje të madhe politike….. fund!
Marrë nga profili i autorit në Facebook