E shtunë, 5 Tetor, 2024

RIDEMENSIONIM I EKONOMISË, 700 MILIONË HUA DHE SHKURTIME PAGASH

Kriza me virusin korona tashmë po troket edhe në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Lideri i partisë në pushtet, Zaev, ka dalë me propozim-masa të cilat duhet të miratohen nga qeveria. Ka pasur ndërkohë reagime për pjesën e shkurtimeve në administratën shtetërore dhe publike. Kanë ndryshuar tërësisht projeksionet buxhetore për këtë vit, të cilat do të jenë në funksion të gjendjes me koronavirusin.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Gjendje me përhapjen e virusit korona e ka vënë në lëvizje qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Lideri i partisë në pushtet, LSDM-së, Zoran Zaev. Ka dalë me propozim masa, të cilat pritet të miratohen nga qeveria. Ndërkohë, për një pjesë të masave që nënkupton shkurtime në pagat e administratës publike, që nëkupton pagesë të rogës minimale, ka pasur reagime në opinion. Me projeksionet veta ndërkohë ka dalë edhe Ministria e Financave, e cila ka paralajmëruar një hua afërsisht 700 milionë euro. Ministrja Angellovska gjithashtu ka paralajmëruar edhe ridestinim të mjeteve buxhetore të parapara për punë të tjera brenda vitit.

Si pasojë e krizës nga korona virusi , Ministria e financave, doli me plan të ri për menaxhimin e të gjitha rrethanave aktuale. Plani i ri përfshin rreth 200 milion euro, të cilat do të përdoren për t’i mbrojtur të gjitha vendet e punës dhe ndërmarrjet private e publike të prekura nga kriza e korona virusit, për të cilat, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, doli me një pako të gjerë të menaxhimit, që do t’i parashtrohen qeverisë për miratim të mëtejshëm.

Ndërkohë, pas paralajmërimeve edhe në pjesën e administratës publike, ka pasur reagime në rrjetet sociale, por edhe nga partitë BDI dhe Alternativa, të cilat kanë theksuar se në këto kohë të vështira do të duhet me shumë maturi të mendohet dhe të mos vendoset në seli partish për masat.

Qeveria nga bankat e huaja do të kërkoj gjithsej 400 milion euro kredi në Eurobona për t’i bërë ballë goditjes në ekonominë nga koronavirusi, ka theksuar ministrja e financave.

Rrogat për muajt prill-maj do të kompensohen nga shteti me paga minimale për të gjitha ndërmarrjet private e publike, të cilat janë prekur në mënyrë direkte ose indirekte nga kriza. Këto ndërmarrje nuk duhet të marrin bonuse e përfitime të tjera deri në fund të 2020-ës, të gjithë të punësuarit me rrogë mbi 39900 denarë nuk do të llogariten në mesin e atyre të cilëve do t’iu ndihmohet, ndërmarrjet gjithashtu duhet të paraqesin numrin e njëjtë të të punësuarve si para koronakrizës, për të gjithë ata të cilët e humbën vendin e punës shkaku i krizës, shteti do t’i kompensojë me gjysmën e rrogës mesatare të punëtorit, të njëjtat rregulla vlejnë edhe për funksionarë, deputetë e zyrtarë shtetërorë. Këto detaje i ka shpalosur lideri i partisë në pushtet LSDM-së, Zoran Zaev.

“Të gjitha kapacitetet dhe forcat që i kemi duhet t’i përqendrojmë drejt tejkalimit të krizës nga korona virusi , në mbrojtje të qytetarëve dhe menaxhim me pasojat ekonomike nga kjo situatë globale. Pasojat ekonomike nga kjo krizë do të jenë tejet të mëdha dhe do ta përfshijnë gjithë botën. Kemi bazë relativisht të mirë tani për ta ballafaquar këtë krizë, ne si shtet në zhvillim që jemi. Pakoja jonë e madhe për menaxhimin ekonomik, tanimë është shpalosur edhe përpara qeverisë për miratim të mëtejshëm”, ka theksuar Zaev.

Ministrja e financave, Nina Angellovska, në një press konferencë ka theksuar se kjo ministri është detyruar t’i ndryshojë planet e buxhetit për këtë vit dhe se të gjithë komoditetin që e kishim do ta përdorim për t’i ndihmuar shtetit në këtë kohë të vështirë. Ajo ka njoftuar për rreth 700 milion euro hua nga banka të huaja. Disa shtete, ka theksuar Angellovska, zgjodhën ekonominë para shëndetit kurse ne e bëmë të kundërtën.

“Dy gjëra janë tani të rëndësishme, harxhimet e ministrisë së shëndetësisë në pikë të parë dhe mbrojtja e ndërmarrjeve publike e private të prekura nga koronakriza, mbrojtja e çdo vendi të punës, por edhe çdo individi në veçanti. Për të dyja është i nevojshëm kapital i huaj, para këto të cilat shteti do t’i përdorte në pjesën e dytë të vitit 2020 për shlyerjen e borxheve të mbledhura, diku rreth 700 milion euro, por tani këtë mundësi do ta përdorim për ta tejkaluar krizën aktuale”, ka theksuar, Angellovska.

Sipas ministres së financave, tremujori i parë pas kësaj krize dhe ai i dyti do të jenë më të vështirë, kurse pritet që në pjesën tjetër të vitit aktual, ekonomia të stabilizohet, edhe pse ka theksuar Angellovska, edhe analistët më të mëdhenj ekonomik të botës, i ndryshojnë parashikimet në nivel ditor dhe javor, sepse situata momentale është e panjohur për të gjithë. Sipas saj, janë marrë parasysh rreziqet pas çka është konkluduar se këto masa urgjente janë aktualisht më të favorshmet.

Të fundit