E enjte, 12 Shtator, 2024

Pse Italia është prekur kaq shumë nga koronavirusi?

Me siguri deri tani keni dëgjuar që Italia është goditur shumë nga koronavirusi.

Ky vend tani është në epiqendrën e shpërthimit dhe presidenti i tij u ka kërkuar vendeve të tjera të mësojnë nga lufta qw po bwhet për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.

Kohët e fundit numri i vdekjeve të regjistruara atje tejkaloi ato në Kinë, ku virusi kishte origjinën pasi u paraqit pwr herw tw parw vitin e kaluar.

Të dielën Italia raportoi 651 vdekje nga koronavirusi dhe numri i saj i pëgjithshëm i vdekjeve arriti në 5,476, më i larti në botë.

Atëherë, përse Italia është prekur kaq keq? Një numër arsyesh të mundshme janë hedhur në diskutim:

Disa studime tregojnë për numrin e madh të të moshuarve në rajonet më të prekura, siç është Lombardia në veri. Italia ka gjithashtu popullsinë më të vjetër në botë pas Japonisë me rreth 23% të njerëzve atje mbi moshën 65 vjeç.

Kjo ka rëndësi sepse virusi është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit e moshuar.

Shumica dërrmuese e rasteve fatale të Italisë përfshinin njerëz të moshuar me të paktën një sëmundje paraprake, thonë zyrtarët.

Mosha mesatare e 3,200 personave të parë që vdiqën ishte 78.5 vjeç.

Ekspertët gjithashtu thonë se një pjesë e madhe e 18-34 vjeçarëve jetojnë në shtëpi me këta të moshuar, gjë që rrit rrezikun e përhapjes së virusit.

Një faktor tjetër që mund të ndihmojë në shpjegimin e krizës së Italisë është kohëzgjatja e kohës që virusi ka qenë aktiv, shkruan BBC.

Disa zyrtarë shëndetësorë besojnë se koronvirusi mbërriti në Itali shumë kohë para se çështja e parë të konfirmohej zyrtarisht në fund të shkurtit. Ka të ngjarë që virusi është përhapur në mënyrë të pazbuluar në Italinë veriore, ndoshta për disa javë.

Të fundit